E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia-Butrint, familjarët apel për gjetjen e 17 vjeçarit

Sarandë- "Kërkoj që nipi im të gjendet sa më shpejt". Kështu është shprehur me ankth, xhaxhai i Ndriçim Mehmetit, njërit prej udhëtarëve të varkës që u përmbyt mbrëmë. Ky apel konfirmon se pas dy të vdekurve kemi edhe një të humbur nga kjo tragjedi. Familjarët nuk arrijnë të besojnë për humbjen e 17-vjeçarit, dhe shpresojnë në gjetjen gjallë të tij. Xhaxhai i tij, Bashkimi, i kërkon strukturave shtetërore të intensifikojnë kërkimet në të gjitha drejtimet. "Ne nuk ikm që këtu pa e marrë djalin të gjallë a të vdekur", shprehet ai

Ndërkohë në liqen ka nisur që në orët e para të mëngjesit kërkimi i polumbarëve për gjetjen e trupave të pajetë. Mendohet të jetë një i humbur dhe përkatësisht Ndriçim Myftari, 17 vjeç nga Lushnja. Humbjen e rij e kanë denoncuar dy shokët bashkëudhëtarë që tashmë kanë dalë nga uji dhe familjarët e tij në vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›