Milani i falet Ronaldinjos, Interi shkatërron Romën
Një renditje e tillë nuk ishte parë kurrë. Një treshe e pamenduar ka kapur majën e Serisë A. Pas javës së shtatë të fazës së parë Napoli, Udineze dhe Katania ndajnë vendet e para të kampionatit italian. Napolit, që të shtunën në mbrëmje ka fituar kundër një Juventusi gjithmonë dhe më shumë në krizë, i është bashkuar dje dhe Udineze me Katanian. Ekipi i Marinos ka rrezikuar shumë në Leçe, ku e ka parë veten në një disavantazh 2-0, pas golave të Tiribokit dhe autogolit të Domicit, por në fillim kiliani Aleksis Sançes dhe më pas D'Agostino kanë ringjallur Udinezen, duke arritur një barazim që dukej i pamundur. Ka ardhur dhe fitoria e katërt radhazi për Katanian në stadiumin e saj "Masimino", që ka fituar derbin siçilian kundër Palermos të drejtuar nga Balardini, i cili ka pësuar dhe humbjen e dytë që kur ndodhet në drejtimin e zirozëve. Me kundërshtarët që kanë mbetur me dhjetë lojtar, pas nxjerrjes me të kuq të Karrocierit në fundin e pjesës së parë, ka menduar Martinez për të shbllokuar rezultatin në gjysmën e pjesës së dytë, ndërsa Mareska ka shënuar nga pika e bardhë golin që ka mbyllur takimin. Ndërkohë që është shembur Lacio, që në Bolonjë bie në tapet para gjysmës së pjesës së parë, me Volpin që ka shënuar golin e parë dhe dy golëshin e ish-lacialit Di Vaio, që e ka mbyllur ndeshjen para se të fillonte mirë. Reagimi i bardhekaltërve ka sjellë vetëm golin e nderit të shënuar në pjesën e dytë nga Rroki, ndërsa bolonjezët kanë rigjetur buzëqeshjen pas pesë humbjeve radhazi, me Arrigonin që ka larguar për momentin rrezikun e pushimit nga puna. Kështu, Lacio është arritur nga Milani, i cili është kthyer te fitorja, pasi ka mundur Sampdorian me rezultatin e pastër 3-0, ku Ronaldinjo ka shënuar dhe dygolëshin e tij të parë me kuqezinjtë, dhe Inzagi ka mbyllur llogarinë pak para fundit. Sampdoria, e cila kishte mbetur me dhjetë lojtarë në fillimin e pjesës së dytë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Lukini, tani janë arritur nga Kaljari në vendin e parafundit. Në fak ekipi sard, pasi ka arritur të marrë një pikë kundër Milanit në ndeshjen e fundit, arrin më në fund fitoren e parë të këtij sezoni, duke dalë fitimtarë befasisht në Olimpikon e Torinos, pas një goli të Akuafreskës në minutat e fundit. Ka shumë pendime për lojtarët e Torinos, që kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, të cilëve u është anulluar dhe një gol i Rolando Biankit për një pozicion jashtë loje të dyshimtë. Ndërsa Xhenoa vazhdon të konfirmojë "ligjin e Marasit", duke arritur fitoren e katërt radhazi në po kaq ndeshje të zhvilluara në fushën e tyre. Këtë herë, viktima ka qenë Siena, që është mposhtur falë një goli të Biavas, edhe pse ka patur mundësi të barazojë me anë të Galopës, por goditja e tij ka përfunduar në shtyllë. Ka përfunduar në barazim takimi tjetër midis Kievos dhe Atalantës, ku Mantovani ka bërë të shpresojnë vendësit, ndërsa Ferreira Pinto ka shpëtuar zikaltrit nga një humbje e mundshme. Një pikë e rëndësishme kjo për ekipin e Del Nerit, që ngjitet në kuotën e 13 pikëve në shoqëri të Lacios, Milanit dhe Fiorentinës.
Fiorentina - Rexhina 3-0
Napoli - Juventus 2-1
Bolonja - Lacio 3-1
Milan - Sampdoria 3-0
Katania - Palermo 2-0
Leçe - Udineze 2-2
Torino - Kaljari 0-1
Kievo - Atalanta 1-1
Xhenoa - Siena 1-0
Roma - Inter X-X
Renditja
1 Udineze 14
2 Katania 14
3 Napoli 14
4 Milan 13
5 Inter 13
6 Lacio 13
7 Fiorentina 13
8 Atalanta 13
9 Xhenoa 12
10 Palermo 12
11 Leçe 9
12 Juventus 9
13 Siena 8
14 Roma 7
15 Bolonja 6
16 Kievo 6
17 Torino 5
18 Sampdoria 4
19 Kaliari 4