E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, arrest me burg për dy trafikantë

Gjykata jep masën e sigurisë për dy prej trafikantëve të grupit të klandestinëve të së dielës me të cilët ndodhi edhe tragjedia në liqenin e Butrintit.

Gjykatësit kanë vendosur arrest me burg për Dashamir Manen dhe Hyqmet Sollakun, ndërkohë që hetimet dhe procedurat për ngjarjen vazhdojnë.

Në tragjedinë e Butrintit humbën jetën 5 vetë, mes të cilëve një grua e re me fëmija i saj 3-muajsh.

Trupi i fundit në thellësitë e liqenit u gjet dy ditë më parë dhe i përkiste 17-vjecarit nga Lushnja Ndricim Myftari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›