E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga nesër akrepat e orës shkojnë 60 minuta pas

Duke filluar nga dita e nesërme fillon llogaritja dimërore e kohës. Në orën 3.00 të natës akrepat e orës kthehen një orë prapa, pra në ora 02:00. Llogaritja dimërore e kohës do të zgjas deri më 29 mars 2009. 

TIRANE- Që nga dita e nesërme akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta pas. Ky ndryshim ndodh gjithmonë në të dielën e fundit të muajit tetor, në orën 03:00 sipas orës shqiptare, akrepat do të shkojnë në 02:00. Nga kjo ditë të gjithë do të kenë zyrtarisht një orë më shumë.
Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Ndryshimi i orës në Europë u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet . Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas ), që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›