Tri vaksinat e reja dhe moshat më të rrezikuara
Autori i Lajmit: red.
“Duke u ndalur tek vaksinat e reja që synohet të futen në vend, specialistë të ISHP-së thanë se në vitin 2010, do të futet vaksina ndaj Pnemokokut, shumë e nevojshme, edhe pse është pak e shtrenjtë deri në 27 dollarë në krahasim me 1 dollar që kushtojnë vaksinat e tjera, por është vaksinë e rëndësishme. Kjo vaksinë dhe ajo kundër HIV, pritet që të luajnë rol të rëndësishmë në uljen e vdekshmërisë foshnjore në vendin tonë”
Një plan i ri i vaksinimit në Shqipëri do të futet për 3 vitet e ardhshme. Plani i ri do të përfshijë vaksinat kundër hepatitit B te adoleshentët, vaksina kundër Pnemokokut, si dhe vaksina për Hepatitin A dhe HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës. UNICEF, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë kanë diskutuar dje për programin e ri të vaksinimit të popullsisë, i cili do të përfshijë edhe moshat 15-17 vjeç. Sipas planit, në Shqipëri do të hyjnë vaksinat e reja kundër hepatitit B, të cilave do t u nënshtrohen edhe adoleshentët. Në vitin 2010 do të futet vaksina kundër Pnemokokut, në vitin 2011 vaksina Rotavirus, si dhe vaksina për Hepatitin A dhe HPV (kundër kancerit të qafës së mitrës). Sipas planit, disa vaksina të reja do të futen gradualisht, ndërsa po punohet për futjen e vaksinës së gripit falas për popullatën e rriskuar. Përfaqësuesja e ISHP-së, Silva Bino, tha se plani i ri i programit të vaksinimit, apo të imunizimit, synon të ruajë arritje që kemi deri tani (mbulesën e lartë vaksinale, mbulesën e të gjithë grupeve të fëmijëve), por natyrisht të fusë vaksina të reja, që të jenë mbrojtës ndaj më tepër sëmundjeve. Synimi i planit të ri të vaksinimit, është shtrirja gradulisht përtej moshës 14 vjeç, me të cilat është punuar deri tani. Sipas Binos, "vaksinat nuk kanë munguar asnjëherë, ato kanë ardhur në mënyrë të rregullt dhe këtë vit dhe programi i vaksinimit ka vazhduar në mënyrë të rregullt". Duke u ndalur tek vaksinat e reja që synohet të futen në vend Bino tha se "Synojmë që në vitin 2010, të fusim vaksinën ndaj Pnemokokut, shumë e nevojshme, që është pak e shtrenjtë, (27 dollarë), në krahasim me 1 dollar që kushtojnë vaksinat e tjera, por është vaksinë e rëndësishme”. Kjo vaksinë dhe ajo kundër HIV, pritet që të luajnë rol të rëndësishëm në uljen e vdekshmërisë foshnjore në vendin tonë. Pra sipas planit, këto vaksina të reja do të futen gradualisht. Synohet që në vitin 2009 të hyjë vaksina kundër Hepatitit B, në vitin 2010 të futet vaksina kundër Pnemokokut, në vitin 2011 vaksina Rotavirus, si dhe vaksina për Hepatitin A dhe HPV (kundër kancerit të qafës së mitrës). Përfaqësuesja e ISHP-së, Silva Bino, bëri të ditur për mediat se plani i ri i programit të vaksinimit apo të imunizimit, synon të ruajë arritje që kemi deri tani (mbulesën e lartë vaksinale, mbulesën e të gjitha grupeve të fëmijëve), por natyrisht të fusë vaksina të reja, që të jenë mbrojtës ndaj më tepër sëmundjeve. Synimi i planit të ri të vaksinimit, është shtrirja gradulisht përtej moshës 14 vjeç, me të cilat është punuar deri tani. Sipas Binos, "vaksinat nuk kanë munguar asnjëherë, ato kanë ardhur në mënyrë të rregullt dhe këtë vit dhe programi i vaksinimit ka vazhduar në mënyrë të rregullt". Duke u ndalur tek vaksinat e reja që synohet të futen në vend më 2009, Bino u shpreh se "do të futet vaksina kundër Hemorfisinfluencës, do të kryhen programet e vaksinimit për Hepatitin B (për verdhëzën) për moshën 15-18 vjeç".
Ky lajm është publikuar: 25/10/2008