E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia detare, Ambasadori turk: Do ketë hetim ndërkombëtar

DURRES- Ndërpritet për sot kërkimi për 8 trupat e zhdukur të ekuipazhit të anijes turke, “Reina-1”.  Anija u mbyt 4 netë më parë në detin Adriatik, për shkak të përplasjes me tragetin e linjës Bari- Durrës, “Ankara”, 20 milje larg portit detar. Tragjedisë arriti t'i mbijetonte vetëm kapiteni dhe ndihmësi i tij.

Kapiteneria e portit të Durrësit bën të ditur se anija turke, e cila vijonte e vetme kërkimet është kthyer në port, pa asnjë rezultat.

Ndonëse anije ushtarake “Barbarosa”,ishte e pajisur me aparatura moderne të kërkimit në sipërfaqe, por edhe në thellësi të detit, nuk ka arritur të gjejë deri sot asnjë nga trupat e 8 marinarëve të zhdukur.

Ambasadori turk Hasan Hashan sqaron se anija është ankoruar në port për tu furnizuar, dhe do rinisë nesër operacionin e kërkimit.
“Nuk ka ka hetim nga pala shqiptare, por hetimi do jetë nga ndërkombëtarët pasi dhe tragjedia ka ndodhur në ujra ndërkombëtare”- ka thënë ambasadori Hashan, duke sqaruar se anijet kanë njëra flamur turk, tjetra maltez".  

Ai shpjegoi se ngarkesa e rëndë e anijes me alumin ka bërë që anija të mbytet brenda pak minutave dhe ka falenderuar autoritetet shqiptare për angazhimin e treguar

Një pjesë e bazës materiale të anijes së mbytur është gjetur nga anija e Guardia di Financa italiane e cila ndodhet në portin e Durrësit, dhe materialet janë depozituar pranë rojes bregdetare për hetimet për të zbardhur shkaqet e tragjedisë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›