Krijohet Aleanca kundër importit të plehrave
TIRANE- Një grup ambientalistësh dhe intelektualësh nga organizata dhe shoqëri të ndryshme civile shpallën krijimin e “Aleancës kundër importit të plehrave” që ka si qëllim kryesor të saj ndalimin e importit të mbeturinave në Shqipëri. Njëri nga nismëtarët e kësaj lëvizjeje, Blendi Kajsiu deklaroi se do të ushtrohet presion qytetar dhe ligjor mbi vendimarrësit, për të ndaluar importin e këtyre lëndëve që rrezikojnë jetën e shqiptarëve.
“Qëllim kryesor është ndalimi i importit të plehrave në Shqipëri, duke kërkuar me këmbëngulje eliminimin e nenit 49 të ligjit “për menaxhim e integruar të mbetjeve”.- tha Kajsiu Ligji u rikthye për rishqyrtim parlamentit nga presidenti Topi.
Lejimi i importit të plehrave rrezikon jo vetëm ambientin por dhe jetën e qytetarëve shqiptarë sot dhe nesër.”
“Duhet të ndalojmë një herë e përgjithmonë importim e lëndëve që i ofrojnë fitime të mëdha një pakice të vogël në kurriz të ambientit dhe qytetarëve shqiptarë.”- nënvizoi Kajsiu.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Krijohet Aleanca kundër importit të plehrave