E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, takim me Uithers

Drejtorja e re e Misionit te USAID, Roberta Mahoney u prezantua dje ne kryeministri nga Ambasadori i SHBA ne vendin tone, Xhon Uithers. Gjate ketij takimi, kreu i qeverise, Sali Berisha vleresoi ecurine e projekteve te USAID-it ne Shqiperi dhe ndihmen qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kane dhene dhe i japin Shqiperise ne fuqizimin e demokracise, institucioneve dhe ekonomise se tregut.

Ne vecanti, Berisha shprehu vleresimin maksimal per programet ne kuader te fazes se pare te sfides se Mijevjecarit, rezultatet e te cilit e renditen Shqiperine ne vendin e nderit per sa i perket shpejtesise se reformave. Nga ana e saj, perfaqesuesja e Misionit te USAID-it ne Shqiperi, Mahoney shprehu vleresimet me te mira per angazhimin e qeverise ne pershpejtimin e reformave qe perafrojne vendin me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›