"Derdhni leket ose hiqet licenca"
TIRANE - Te gjithe ata persona qe kane marre licence per shfrytezimin e minierave e nuk permbushin detyrimet ndaj pushtetit vendor, do t'u hiqet licenca. Kryeministri, Sali Berisha kerkoi dje nga Ministria e Ekonomise dhe ajo e Financave qe te nisin verifikimin e permbushjes se detyrimeve ndaj qeverive vendore nga kompanite qe operojne ne fushen e shfrytezimit te pasurive natyrore. "Te gjitha instancat e Ministrise se Ekonomise, ne bashkepunim me Ministrine e Financave do te ushtrojne kontrolle tek te gjitha subjektet ne fushen minerare dhe do te heqin cdo licence qe nuk permbush kete detyrim", theksoi Berisha gjate mbledhjes se djeshme te qeverise. Ai ftoi kryetaret e komunave te informojne ministrite perkatese dhe kryeministrin, per te gjitha rastet kur nuk shlyejne detyrimin ligjor, ne menyre qe kjo anomali te marre fund. "Jane rreth 600 licenca per minierat dhe qindra te tjera per pyjet e pasuri te tjera dhe nuk kemi ndonje rast qe ata te kene ndertuar nje kopsht apo shkolle per komunitetin", permendi kryeministri. Sipas tij, duhet te vendoset me shpejtesi te madhe ligji dhe per kete kategori, ne te kunder kryeministri paralajmeroi se do te autorizoje qeverite vendore qe tu heqin te drejten per te prekur pasurite e zones, cdokujt qe nuk i pergjigjet detyrimit ndaj saj dhe komunitetit. Berisha e quajti nje sjellje te papranueshme, faktin qe kompani qe veprojne ne fushen e shfrytezimit te pasurive natyrore ne komuna te caktuara, te mos derdhin asnje kontribut per komunitetin e tyre. "Eshte shqetesuese sepse pasurite natyrore, pervec turizmit, jane vendosur ne zona te varfra dhe vazhdojne te mos e ndjejne ritmin e zhvillimit. Kjo eshte e papranueshme, sepse ne vete filozofine e sotme, vecanerisht te minierave, nje nga tre kushtet baze eshte mirekuptimi dhe bashkepunimi me komunitetin dhe transparenca financiare e saj", theksoi kryeministri. Gjate diskutimit ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Berisha u shpreh se ky shqetesim vjen shpesh here ne zyren e tij nga kryetaret e komunave, qe ankohen ndaj kompanive qe nuk duan t'ia dine per komunitetin dhe qeverine vendore. Duke permendur komunen e Martaneshit, Berisha mori shembull se kryetari i kesaj komune u ankua se vetem ne zonen e tij jane 40 galeri minierash dhe askush prej tyre, nuk jep asnje qindarke per qeverisjen vendore. Rozeta Rapushi