E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Te gjithe mbi nje qiell”, jeta reale permes penelit te artisteve te rinj

“Te gjithe mbi nje qiell”, keshtu titullohet ekspozita qe prezanton punimet e nje grupi artistesh te rinj, te cilet pas studimeve brenda e jashte vendit, jane bashkuar nepermjet artit per te dhene mesazhin e tyre. Iniciativa e ketyre te rinjve per nje ekspozite te perbashket, shenon edicionin e dyte te eventit kushtuar arteve pamore nga artistet e rinj, te cilet kane provoja te ndryshme. Ne kete ekspozite jane prezantuar piktura, skulptura, isntalacione, video-art dhe te gjitha ne fokus te problemeve, qe hasen sot ne realitetin qe jeton shoqeria. Magjia e piktures, skulptures, videos se artisteve, vijne te mbushura me ngjarje mbreselenese, qe rremben boten e tyre, te cilet ne hapat e pare te rrefejne detaje pikante nga jeta reale. Por, pervec artit, ajo qe i bashkon 22 artistet e rinj, jane edhe problematikat me te cilat ndeshen. Artistet tregojne se ne kete ekspozite ata shprehim nje shqetesim te brendshem per anen sociale ne te cilen ndodhet vendi yne. “Realitetin qe ne hasim perdite ne shoqerine tone. Mungesa e perkrahjes, cungimi i shprehjes ne art, trafiku jo vetem ai i makinave, por dhe i gjithe kaosi qe jetohet sot, vjen ne kete ekspozite”, shprehet David Kryemadhi, njeri nga artistet pjesemarres. Ndersa, artisti Rezart Tozaj, ka kapur nje fenomen shqetesues, sic eshte ai i gjakmarrjes. “Kete shqetesim e kam prezantuar me ane te tablose sime te titulluar “Djep”. Ky eshte nje fenomen trondites ne shoqerine shqiptare dhe akoma nuk eshte hequr mentaliteti i dikurshem, gjakmarrja eshte nje problem qe ekziston sot”. Punimet e 22 artisteve te rinj, do te ekspozohen deri me daten 15 janar ne galerine “FAP” ne Universitetin e Arteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›