Komisioni i Jashtëm miraton paketën e NATO
Pesë ligjet bazë që përbëjnë këtë paketë, u miratuan me konsensus të plotë nga anëtarët e Komisionit të Jashtëm. Ajo pritet të marrë së shpejti edhe miratimin e Kuvendit të Shqipërisë.
TIRANE- Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi dje Paketën për Aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, që përbën edhe bazën ligjore dhe nënligjore për ta bërë Shqipërinë një vend të përshtatshëm anëtar të NATO-s. Pesë ligjet bazë që përbëjnë këtë paketë, u miratuan me konsensus të plotë nga anëtarët e Komisionit të Jashtëm. Paketa ligjore për aderimin e Shqipërisë në NATO u miratua në datën 11 shkurt 2009, nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që ajo pritet të marrë së shpejti edhe miratimin e Kuvendit të Shqipërisë. Janë 6 projektligje që kanë kaluar dje në komisionin e jashtëm e që kanë të bëjnë me aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut si dhe projektligje specifike për fushën e mbrojtjes.
(s.g/BalkanWeb)