E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Butrintit, ekstradohet nga Greqia 27-vjeçari

Ekstradohet nga Greqia një 27-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2008.
 

Sipas policisë së Vlorës u bë e mundur kapja dhe më pas ekstradimi nga shteti fqinj, ku fshihej prej disa vitesh i 27-vjeçarit Brahim Madhi.
 

Mësohet se Brahim Bajram Madhi, banues në fshatin Luar të Rrethit Fier është shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 19 tetor 2008 në liqenin e Butrintit ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona, ku 5 prej tyre humbën jetën.
 

Ndaj tij Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” si autor i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›