KLD emëron kreun e ri të Gjykatës së Apelit
TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nëpërmjet një deklarate për mediat bëri me dije vendimet e marra gjatë mbledhjes së sotme.
Krahas rrëzimit të kërkesës së ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga Parlamenti. Këshilli i Lartë i Drejtësisë në përfundim të procedurës për emërimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Këshilli, vendosi të emërojë në këtë detyrë, Z.Alaudin Malaj.
Ndërkohë, gjatë mbledhjes së sotme u realizua procedura e hedhjes së shortit për delegimet e gjyqtarëve të gjykatave të shkallëve të para dhe të apeleve nga një gjykatë në tjetrën, sipas kërkesave të parashtruara në Këshill nga Kryetarët e gjykatave.
(el.me/BalkanWeb)