E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandë, alarm për bombë në aeroportin Amsterdam-Schiphol

HAGË- Dy terminale pasagjerësh në aeroportin Amsterdam-Schiphol u evakuan sot pas një alarmi për bombë, njoftoi sot policia.

"Sot në mëngjes rreth orës 11:00, ne kemi marrë një alarm për bombë'', deklaroi Martijn Peelen, një zëdhënës i policisë së aeroportit.

"Ne kemi evakuar terminalet një dhe dy'', shtoi ai.

Aeroporti Amsterdam-Schiphol pret të paktën 120 000 deri në 140 000 pasagjerë në ditë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›