E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e veriut të Kosovës konfirmojnë zhvillimin e referendumit

MITROVICË- Serbët e veriut të Kosovës ditën e martë dhe të mërkurë do të zhvillojnë referendumin në veri të Kosovës.

"Referendumi do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën'',- njoftoi Ljubomir Radoviç, anëtar i komisionit lokal zgjedhor.

Serbët e veriut njoftuan sot zhvillimin e një referendumi, pavarësisht thirrjes së Beogradit për të mos ta zhvilluar atë, qëllimi i të cilit është dënimi i lëshimeve të bëra, sipas tyre nga Serbia për qeverinë kosovare gjatë bisedimeve të kryera me Bashkimin Evropian.

Tetëdhjetë e dy qendrat e votimit do të hapen në orën 06:00 deri në orën 18:00.

Qyetarët do t'i përgjigjen me ''po'' ose ''jo'' pyetjes "A pranoni ju institucionet e pretenduara nga Republika e Kosovës, të vendosura në Prishtinë?''.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›