FA të angazhuara në përballimin e situatës emergjente
TIRANË- Strukturat e Forcave të Armatosura janë të angazhuara maksimalisht me mjete dhe forca në përballimin e situatës së rënduar, si pasojë e rritjes së intensitetit të reshjeve të dëborës që kanë rënë dhe vazhdojnë të bien në verilindje dhe juglindje të vendit. Forcat dhe mjetet e ushtrisë janë përqendruar sidomos në disa zona të vështira të Qarkut të Kukësit, Dibrës, Shkodrës dhe Korçës për t'i ardhur në ndihmë popullsisë civile, si në rrugë tokësore dhe ajrore, në përballimin e kushteve të vështira të motit.
Aktualisht, strukturat e Forcave të Armatosura janë të angazhuara dhe po punojnë në:
DIBËR
Brigada e Mbështetjes Rajonale ka vënë në dispozicion të fshatit Trebisht, komunës Gollobordë, një mjet tip Fadromë me zinxhirë për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugëve dhe një mjet tip 'Skania' për transport.
Në Bashkinë e Bulqizës, një mjet tip Fadrom vazhdon punën për pastrimin e rrugëve të qytetit.
Në qytetin e Bulqizës, është vënë në dispozicion një mjet borëpastruese, e cila vijon punën për zhbllokimin e rrugëve.
Komunën e Klosit, Brigada e Mbështetjes Rajonale ka vënë në dispozicion një mjet borëpastruese për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugëve.
Në Komunën Macukull, Mat, prej ditësh është në dispozicion një mjet tip 'Iveko' për transport.
KUKËS
Komanda e Mbështetjes Rajonale në Kukës vuri në dispozicion një mjet tip autoambulancë e Brigadës Logjistike dhe një mjet tip 'Iveko', të cilat u nisën në drejtim të fshatit Lusen, 25 km larg qytetit, për të kryer transportin e një gruaje shtatzënë në prag të lindjes.
Në qytetin e Kukësit, një mjet borëpastruese vijon pastrimin e rrugëve të qytetit nga dëbora, shpërndarjen e kripës dhe skories.
Brigada Logjistike ka vënë në dispozicion një mjet autoambulancë tip 'Iveko', e cila qëndron në gatishmëri për çdo rast emergjence shëndetësore.
Një mjet tip 'Iveko' ka transportuar nga komuna Shëmri për në spitalin e qytetit të Kukësit një grua që pritej për lindje.
Në Komunën e Tropojës, Brigada e Logjistikës ka vënë në dispozicion një mjet tip Traktor me zinxhirë për pastrimin e rrugëve që lidhin fshatrat e kësaj komune, si dhe një mjet tip Fadrom, që vazhdon operacionin për pastrimin e rrugëve nga bora në fshatin Mejdan të kësaj komune.
Në rrugën e Kombit, 16 km larg hyrjes së tunelit të Kalimashit, një mjet tip 'Hapës pistash' me zinxhirë vazhdon punën për zhbllokimin e rrugës dhe për të vazhduar detyrën më tej për të shkuar në Tropojë.
Brigada Logjistike ka vënë në dispozicion të Drejtorisë së Emergjencave Civile tre mjete transporti për të transportuar në Qarkun e Kukësit 7500 kg pako ushqimore.
Komanda e Mbështetjes Rajonale në Kukës nisi drejt Qafës së Toblit në Has një mjet tip "Iveko", së bashku me një mjek dhe një infermier, si dhe një personel prej pesë vetësh, të cilët bënë të mundur evakuimin e një të sëmuri (me apendisit akut) dhe dërgimin e tij në Spitalin e Kukësit. Aktualisht i sëmuri është në gjendje të mirë.
SHKODËR
Strukturat e Forcave të Armatosura vazhdojnë operacionin me mjete dhe forca për hapjen e rrugës Shkodër-Pukë.
KORÇË
Një mjet borëpastrues i KMR-së Korçë është vendosur në dispozicion për hapjen e aksit rrugor Korçë-Dardhë. Deri mëngjesin e sotëm janë angazhuar në operacion 160 forca, 3 borëpastruese, 3 fadroma, 2 eskavator, 2 mjete tip 'Astra', 1 Benz V/Sh, 3 mjete zjarrfikëse, 3 mjete tip 'Skania', 1 shevrolet, 1 ambulancë, 2 iveko, 3 mjete benz transporti. Gjithashtu, janë angazhuar 8 helikopterë me misione të ndryshme humanitare dhe kanë transportuar 3350 kg ndihma ushqimore, ndërsa me mjete tokësore janë transportuar 7500 kg ndihma ushqimore.
(m.a/BalkanWeb)