Tragjedia e Butrintit, kapet trafikanti
Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur dhe ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë. Brahim Madhi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2008, për dhënie ndihme në kalimin e paligjshëm të kufirit.
Ndaj tij, Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Sipas policisë së Vlorës, në 19 tetor të vitit 2008, Madhi ka ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme 22 persona, 5 prej të cilëve humbën jetën në liqenin e Butrintit.