Kinezet, gjenocid kulturor ndaj Tibetit?
Gjenocid kulturor po ushtrojne autoritetet kineze ndaj tibetianeve? Kete pyetje ka shtuar Dalai Lama udheheqesi fetar i tibetianeve duke akuzuar Kinen se kombi tibetian eshte ne rrezik te madh. Qe nga rezidenca e emigrimit ne Daramsala te Indise Lama leshoi alarmin se "druhem per vazhdimin e gjakderdhjes ne atdheun tim". Dalai Lama foli ne konferencen e shtypit jo vetem per gjendjen aktuale: "Me ndergjegje apo jo, ne Tibet kryhet gjenocid kulturor". Kina kerkon te zbatoje me dhune paqen ne rajonin e Himalajeve. Analistet vleresojne se nese regjimi nuk e ndryshon politiken e tij, atje mund te vdesin njerez te tjere.
Shfarosen 80 njerez
Sipas te dhenave te qeverise tibetiane ne mergim, ne trazirat e fundjaves humben jeten te pakten 80 vete. Ne te gjithe Tibetin eshte stacionuar ushtria kineze. Manastiret mbikeqyren me rreptesi dhe kryeqyteti Lasa eshte krejtesisht i rrethuar. Dalai Lama deklaroi ne konferencen e djeshme per shtyp, se qeveria kineze duhet te kete te qarte se ai kerkon vetem autonomi me te zgjeruar per rajonin. Me tej, Lama siguroi se nuk e kundershton aspak mbajtjen e Lojerave Olimpike ne Kine. Por, shton se eshte pergjegjesi morale e bashkesise nderkombetare qe ta kujtoje Kinen se duhet te jete nje mikpritese e mire.
Demonstratat vazhdojne
Nderkohe, mijera refugjate tibetiane marshuan neper Daramsala, ku vec Dalai Lames eshte vendosur edhe qeveria tibetiane e emigracionit. Demonstruesit valevisnin flamuj tibetiane dhe denonin menyren e veprimit te forcave kineze te sigurise ne Tibet. "Demonstratat do te vazhdojne. Tibetianet ne te gjithe boten ngrene zerin kunder pushtimit ilegal kinez, per aq kohe sa Kina te largohet nga Tibeti". Keshtu u shpreh Cevang Riksin, president i Kongresit Tibetian te Rinise. Organizata e tij eshte edhe nismetare e marshit te protestes, numri i pjesemarresve te te cilit u caktua nga autoritetet indiane; 44 vete. Keta u nisen ne nje vale te dyte te shtunen rruges per ne Tibet dhe, me sa duket, nuk jane ndaluar.
India eshte atdheu i emigrimit te rreth 100 mije tibetianeve, ndaj qeveria e Nju Delhit eshte tani e shqetesuar per proceset ne rajonin e Himalajes. Ne nje deklarate te Ministrise se Jashtme indiane shprehet shqetesimi per dhunen ne qytetin Lasa dhe per vdekjen e personave te pafajshem. Megjithate, qeveria thote se refugjatet tibetiane ne Indi s'duhet te shkelin te drejten dhe ligjin e vendit mikprites, ndersa thekson edhe se "nuk duhet te merren me politike".