E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pekini: Te ikin te huajt nga Tibeti

Kina ka kerkuar, pas trazirave ne Tibet, qe te gjithe te huajt te largohen nga rajoni i Himalajeve. Ministria e Jashtme do t'i ndihmoje qe ata te udhetojne jashte. Nga provinca Gansu dhe Qinghai u perzune shume gazetare te huaj, nder to, edhe nje reporter i agjencise, AP. Ne te dyja keto provinca si dhe ne Sishua, sipas te dhenave te mergimtareve tibetiane, ka pasur perseri trazira. Pas shperndarjes se dhunshme te demonstruesve, ne kryeqytetin tibetian, Laza, jane shtuar masat e sigurise dhe forcat e policise. Sipas te dhenave te qeverise ne mergim, 80 njerez kane humbur jeten ne protestat e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›