Tragjedia e Gërdecit, Gjykata: Arrest me burg për Gjeçin

Gjykata e Krimeve të Rënda e Tiranës ka dhënë sot vendimin arrest me burg për Sokol Gjeçin, njeriu i cili ka qenë në funksionin e mbikëqyrësit të ndërmarrjes MEICO dhe nëpërmjet tij kalonin gjithë dokumentet zyrtare apo jozyrtare. Gjeçi është akuzuar për vrasje masive, njëlloj si dy të arrestuarit kryesore të tragjedisë së Gërdecit, Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji ku humbën jetë 26 persona. Prokuroria e Përgjithshme madje e ka cilësuar si fajtorin më të madh sepse mendohet se ka qenë pikërisht Gjeçi, i cili ka ditur çdo rrezik që përbënte veprimtaria në Gërdec. Sokol Gjeçi është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku punonte në një firmë ndërtimi.