Greqi,bombë në makinën e një biznesmeni

Një biznesmen grek u plagos rëndë sot në mëngjes nga shpërthimi i veturës së tij, për shkak të vendosjes së një mine, në Vula, një lagje në jug të Athinës, bënë të ditur burimet policore. ''Shpërthimi që u dëgjua në të gjithë lagjen ndodhi në momentin kur biznesmeni 62-vjeçar ishte futur në makinën e tij'', deklaruan të njëjtat burime. Hetuesit izoluan zonën e shpërthimit dhe i plagosuri u dërgua menjëherë në spital. Biznesmeni, një importues veshjesh, edhe në vitin 2004 është vënë në shënjestër të një atentati me bombë