Bie makina ne lume, dy te vdekur

Trupi i Fajton Met'hasanit 20 vjec, i aferm i Moisi Karasanit, edhe ky viktime e aksidentit te oreve te para te mengjesit te sotem tre kilometra larg Shkodres, u gjet pas ore te tera kerkimesh.
20-vjecari ka qene pasagjer ne automjetin e drejtuar nga Karasani, qe si pasoje e shpejtesise se madhe ka humbur kontrollin dhe ka perfunduar ne ujerat e Drinit.
Rreth ores 3.00 te mengjesit te sotem policia e Shkodres u njoftua se nje automjet tip golf me targa italiane kishte dale nga rruga dhe kishte perfunduar ne ujrat e lumit Drin ne nje thellesi prej 6 metrash.
Ngjarja ka ndodhur rreth 3 kilometra larg qytetit te Shkodres ne vendin e quajtur kthesa e Beltojes.
Policia e Shkodres ka mberitur ne vendngjarje por per ta ka qene e pamundur nderhyrja per te nxjerre nga uji automjetin dhe viktimat e mundshme.
Per kete arsye jane lajmeruar polumbaret e repartit te RENEA-s te cilet rreth ores 10.00 te paradites se sotme kane nxjerre mbi uje viktimen e pare, si dhe kane kerkuar per trupa te tjere duke bere te mundur gjetjen e viktimes se dyte.