E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e Himarës, asistencë ligjore për studentët që nuk iu dha kompensimi

Gazeta Shqip

Brenda 48 orëve dorëzohet ankimimi pranë kompanisë mëmë në Austri për përshpejtim procedurash

Vajzat e aksidentuara ne HimareBrenda 48 orëve ZMK do ti drejtohet zyrtarisht me një ankimim kompanisë dhe autoritetit mbikëqyrës, si dhe kompanisë mëmë në Austri për të shpejtuar dëmshpërblimin e studenteve të aksidentuara. Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit ka premtuar zgjidhje të shpejtë dhe ligjore për studentet e aksidentit të Himarës. Avokati Altin Goxhaj drejtues i ZMK ka realizuar një takim me studentet e këtij aksidenti në ambientet e universitetit Aleksandër Xhuvani. Të mbijetuarat prej disa ditësh janë hedhur në protestë, pasi kompania e sigurimeve nuk i ka kompensuar për fatkeqësinë edhe pse kishte premtuar 1.5 miliardë lekë të vjetra. Avokati u shpreh se ndodhej në Elbasan pikërisht për këtë qëllim, për të përgatitur ankesën ligjore ndaj kompanisë dhe për ti ndihmuar studentët që ta zgjidhin sa më shpejt këtë çështje. Brenda 48 orëve do të bëhet përgatitja e një ankese zyrtare drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe vetë kompanisë për dëmshpërblimin e studenteve të mbijetuara nga aksidenti. Kompania ka mashtruar studentet, pasi vitin e kaluar deklaroi për një dëmshpërblim të shpejtë të tyre, gjë që ende nuk ka ndodhur. Shuma është 1.5 milionë dollarë sipas ligjit të sigurimeve për transportin. Pak ditë më parë kompania u ka premtuar dëmshpërblim diferencues studentëve, ofertë që nuk është pranuar nga ana e tyre. Ndërkohë, burime ende jozyrtare bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar kompania qendrore në Austri, e cila sipas premtimeve të bëra duhet të mbulojë 80% të këtyre shpenzimeve. Organet studentore nisin një tjetër nismë në mbështetje të studenteve të aksidentuara një vit më parë në Himarë. Sot nis firmosja e një peticioni që u drejtohet të gjitha strukturave përgjegjëse që do të firmoset fillimisht nga studentët e pedagogët dhe më pas nga banorë të qytetit të Elbasanit. Gjithashtu, protestat do të mbështeten edhe nga prindër e të afërm të të aksidentuarve. B. Nergjoni

Tragjedia e Himarës, asistencë ligjore për studentët që nuk iu dha kompensimi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›