E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Tisas, 65 vite burg për gjashtë të pandehur

Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka dënuar me 65 vjet burg të pandehurit, të përfshirë në tragjedinë në lumin Tisa në vjeshtën e vitit 2009, në të cilën kanë humbur jetën 15 persona, në mesin e tyre 7 fëmijë.
 

Avni Hajdari, i është shqiptuar dënimi prej 19 vjet burg dhe 250 mijë gjobë, Shpëtim Ademajt me 17 vjet burg, si dhe 200 mijë euro gjobë, Ismail Krapi dhe Shaip Selmani do të bëjnë nga 8 vite burg, Fatmir Pajaziti 7 vite, Xhemail Halilaj është dënuar me dy vjet burg me kusht si dhe Blerim Ademaj me 5 vjet burg. Rabit Ajvazi është liruar më herët nga akuzat.
 

Sipas aktakuzës që ishte ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në natën mes 14 dhe 15 tetorit të vitit 2009, një grup prej 18 kosovarësh ishte trafikuar dhe kishin vdekur, ndërsa po kalonin me barkë përmes lumit Tisa ndërmjet Serbisë e Hungarisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›