Neser nis rinumerimi. KQZ do hape edhe fletet e pavlefshme

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të numërojë dhe fletët e pavlefshme përveç atyre të kontestuara. Institucioni që menaxhon zgjedhjet do të nisë mëngjesin e së shtunës hapjen e kutive dhe për 368 qendra votimi të tjera.
”Kemi të bëjmë me fletë votimi që kanë të bëjnë me zarfet me fletë votimi të kontestuara dhe ato të pavlefshme, por sa i takon zarfit me fletë votimi të pavlefshme, në të gjitha ato raste kur pavlefshmëria e trajtuar në KZAZ-të respektive apo në grupet respektive të numërimit nis rezultati i vendodhjes në kutinë jo të saktë apo në kutinë e gabuar të fletës së votimit. Në rast se vendimmarrja nuk do të ketë vështirësi sot pasdite në të kaluar, do të fillojë që nesër paradite”- shprehet zëdhënësi I KQZ-së, Leonard Olli.
Kolegji Zgjedhor zbardhi rreth orës 21:00 të së enjtes arsyet e vendimit të tij të fundit që detyronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të niste rinumërimine kutive.
Sipas trupës së gjyqtarëve fakti që fletët e hedhura në kutinë e gabuar deri në 14 maj janë konsideruar si të pavlefshme nga grupet e numërimit dhe pas kësaj date si të kontestuara ka krijuar një paqartësi, që mund të zgjidhet vetëm duke i numëruar të dyja llojet e fletëve të ndodhura në kuti.
“Kolegji Zgjedhor çmon të bazuar pretendimet e Partisë Socialiste për cënim të standardeve kushtetuese dhe të drejtës për një process të rregult ligjor. Këto pretendime konsistojnë në shkeljen e parimit të vlerësimit të barabartë të votes” thuhet në arsyetimin trupës së gjyqtarëve që kryesohet nga Dhurata Haveri.
Po ashtu Kolegji ka vlerësuar se tabela perfundimtare e Tiranës ka mospërputhje shifrash dhe se hetimi administrativ ka qenë i paplotë dhe selektiv, pasi KQZ ka rimumëruar vetëm 117 kuti që i përkasin 108 qendrave të votimit, parregullsi që do të zgjidhet sipas vendimit të dhënë në 13 qershor nga Kolegji vetëm duke rihapur kutitë.
“Do të jetë një procedurë e cila ndoshta nuk do të zgjasë. Është e vështirë të përcaktohet saktësisht, por në kufijtë e 10 ditëve është një procedurë e cila edhe mund të përmbyllet”- deklaron Olli.
Në vendimin e tij të tretë për Tiranën, Kolegji vendosi të anullojë vendimet 710 dhe 711 të KQZ-së, respektivisht rezulatin për njësinë 5 dhe atë përmbledhës të gjithë kryeqytetit.
Elona Gjylmi