E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH strategji për uljen e përdoruesve të alkoolit

Zbatimi i kësaj strategjie parashikon marrjen e masave, me qëllim uljen e numrit të të alkolizuarve, kryesisht të atyre minorenë në vend, çka përbën dhe shqetësim për shëndetin publik, pohojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.

Kjo strategji synon gjithashtu të ulë kontrabandën e alkoolit në vend dhe të rrisë akcizën e pijeve alkoolike. Të dhënat paraprake tregojnë për numër të madh të të alkoolizuarve në vend, ndërkohë që rreth 1.5% e popullsisë mbi moshën 15-vjeç konsiderohen alkolvartës. Ndërkohë, të dhënat e një studimi të ndërmarrë nga specialistët e shëndetit tek studentët treguan për prevalencë të konsumimit të pijeve alkoolike në shifra të larta. Kështu, 59.3 % e studentëve të anketuar deklaruan se janë konsumatorë të rregullt të pijeve alkoolike.

Studimi i ISHP-së përfshiu 400 studentë në Tiranë, me moshë mesatare prej 21 vjeç, të cilëve iu shpërnda një pyetësor për nxjerren e të dhënave të ndryshme socialdemografike. Studimi u realizua gjatë periudhës prill-maj 2009. Në vend, konsumohet jo vetëm rakija, si pije tradicionale, por gjithmonë e më shumë konsumohen pije jotradicionale.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›