Durrës, ndalohen në port 4 shtetas nga Kosova
Burime zyrtare nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit, bënë të ditur se "Gjelal Elezi, 18 vjeç nga Kaçaniku dhe Sokol Zymberaj, 18 vjeç nga Istogu, janë ndaluar jatë kontrollit kufitar, pasi janë paraqitur përkatësisht me një riçevutë italiane dhe një leje qëndrimi zvicerane të falsifikuara.
"Autoritetet policore portuale kanë ndaluar edhe shtetasit kosovarë Xhevdet Berisha, 25 vjeç nga Podujeva dhe Mon Sadiku,44 vjeç nga Osekula, të cilët kanë tentuar të kalojnë me dokumenta të personave të tjerë duke përfituar nga ngjashmëritë fizike"-shtuan burimet. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit që do të vazhdojnë hetimet për vepren penale të “Fallsifikimit të leternjoftimeve, pasaportave ose vizave” përfunduan burimet e policisë.