E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Finlandë, policia: Shkupolli i ka planifikuar vrasjet

Shtetasi me origjinë kosovare i cili mbrëmjen e vitit të ri vrau katër persona në një qendër tregëtare e më pas, ish të dashurën e tij dhe veten në një apartament, sipas policisë, besohet se e kishte menduar më herët këtë plan. Ngjarja tragjike, e treta në këto përmasa gjatë viteve të fundit, e ka lënë vendin në një gjendje shoku. të afërm, miq, familjarë, por edhe të tjerë persona që vajtojnë vdekjen e të dashurve të tyre, vijojnë të vendosin lule e qirinj pranë qendrës tregëtare ku ata humbën jetën. Policia tha se Ibrahim Shkupolli, kishte perdorur një armë dore për të vrarë tre meshkuj dhe nje femër në marketin Sello në Espoo, në afërsi të helsinkit, ku njerëzit kishin ndaluar për të bërë blerjet për festën. më pas Shkupolli vrau ish të dashurën e tij e cila punonte ne ketë qendër e në fund vrau veten. Policia finlandeze tha se Ibrahim Shkupolli, duket se i kishte planifikuar vrasjet. Viktimat punonin në të njëjtën qendër tregtare në Espoo, qytet i dytë për nga madhësia në Finlandë. Kryehetuesi Esa Gronlund tha se provat lënë të kuptohet se "nuk bëhet fjalë për rastësi të kësaj ngjarjeje", dhe se të shtënat nuk mund të quhen "të rastësishme". 43-vjeçari Shkupolli, ka pasur dosje kriminale dhe është arrestuar në vitin 2003 për armëmbajtje pa leje. Më herët dëshmitarët okularë në Espoo, 20 kilometra në perëndim të Helsinkit, treguan për policinë vendase dhe mediat e ndryshme se një person i veshur me rroba të zeza kishte zbrazur komplet një karikator fishekësh të pistoletës në qendren tregtare. Hetuesia pohoi se shkaku i të gjithave ishin mosmarrëveshjet mes çiftit dhe xhelozia. Qyteti Espoo, eshte nje vend me rreth 250 mijë banorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›