Tragjedia në Norvegji, nëntë vite përgatitje

Anders Behring Breivik
Mendohet se Anders Brevik është ndihmuar nga Nazistët Britanikë në vrasjen e 77 personave. Policia norvegjeze gjithashtu ka bërë të ditur se një bashkëpunëtor i përfshirë në tragjedinë e Norvegjisë mund të ketë qenë blogeri anti-mysliman Paul Ray.
Breivik është mburrur para policisë duke thënë se ka lidhje me celula terrori në të gjithë Evropën përfshirë edhe Britaninë dhe mendohet si i ka ardhur edhe ndihma. Ata po punojnë me policinë britanike për identifikimin e ekstremistëve të cilët mund të jenë përshirë.
Në seancën e fundit të marrjes në pyetje të Breivikut lidhur me bombën në Oslo dhe sulmin me armë në ishullin Utoya është shprehur se komplotin kishte nëntë vite që përgatitej.