E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau bashkëshorten 18-vjeçare, arrestohet pas disa orësh

Autori i vrasjes së bashkëshortes 18-vjeçare mbrëmë në Shkodër është vënë në prangat e policisë. Eder Haxhija, 23 vjeç, është gjetur në një shtëpi të braktisur në lagjen Skënderbeg të qytetit. Mësohet se në momentin e arrestimit, 23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë, ndërsa me vete kishte edhe armën me të cilën i ka marrë jetën të shoqes 18-vjeçare disa orë më parë.

Eder Haxhija vrau me pistoletë 18-vjeçaren Bedrije Haxhija mbrëmjen e të enjtes pas një konflikti të lindur për motive xhelozie. Pasi e ka lënë të vdekur në banesë, Haxhija është larguar me motoçikletë në drejtim të paditur.

Mësohet se çifti jetonte në gjendje të vështirë ekonomike në ambientet e konviktit të shkollës së mesme industriale në Shkodër, ku prej shumë vitesh janë të strehuara disa familje. Autori ka qenë problematik dhe i dënuar për armëmbajtje pa leje më parë.

A. Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›