Nga lumi Tisa nxirren dhe tre trupa të pajetë
BEOGRAD - Gjatë dy ditëve të kaluara janë gjetur afër Kanjizhës edhe tre trupa për të cilët supozohet se i takojnë grupit të shqiptarëve të Kosovës të mbytur para dy jave në lumin Tisa.
Sipas gazetës "Blic" të Beogradit e cila i referohet të dhënave të organeve hetuese, një trup mashkulli të shtunën është gjetur afër qytetit Senta, kurse të dielën para dite, afër lokalitetit Adorjan të komunës Kanjizha, nga lumi është nxjerrë një trup i pajetë i një fëmije. Ndërkohë afër Novi Knezhevcit peshkatarët kanë gjetur trupin e një gruaje të moshës 20 deri 30 vjeçe. Me urdhëre të gjyqtarëve hetues në Sentë, Kanjizha dhe Novi Knezhevac, trupat e të mbyturve janë dërguar për morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Novi Sad.
Gjyqtari hetues ka deklaruar se nga pesë të mbyturit, të nxjerrë nga lumi Tisa në territorin e komunës së Kanjizhës, është bërë identifikimi i tre prej tyre, dhe se po punohet në identifikimin e një vajze të moshës rreth dhjetë vjeçe, e cila është gjetur afër Adorjanit më 27 tetor, si dhe të djali të gjetur të dielën po në të njëjtin lokalitet. Deri më tani në pjesën e Tisës që kalon nëpër Vojvodinë, janë gjetur tetë trupa të pajetë, ndërsa sipas të dhënave të njoftuara më herët, në pjesën hungareze të këtij lumi janë gjetur tre trupa. Të zhdukur edhe 5 të tjerë.
(d.b/BalkanWeb)