E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia në familjen Zefi

Ndërsa pritet te publikohet rezultati i autopsisë qe do te zbardhe shkaqet e vdekjes se 30- vjeçares shqiptare Rajmonda Zefi, qe u gjet e vdekur ne Liguria te Italisë, te afërmit e saj ne Lezhë janë ende te shokuar nga ngjarja. Zanafilla e lidhjes qe përfundoi me tragjedi daton 10 vjet me pare. Qe nga ajo kohe Rajmonda kishte tërhequr ne Itali edhe prindërit e saj. Xhaxhai i viktimës Pashku thotë se Francesko ka ardhur disa here ne Shqipëri dhe se marrëdhëniet mes çiftit fillimisht kane qene shume te mira. Por kohet e fundit ai tregon se kane qene ne dijeni te konflikteve mes tyre, por kurrë nuk e mendonin një fund te tille. Trupi i pajete i Rajmondes, nene e dy fëmijëve përkatësisht 8 dhe 3 vjeç, u gjet i gjakosur me 8 janar, një një pyll 30 km larg Ligurias. Përkundër dëshmisë se bashkëshortit Francesko Quinci, ekspertet mjekoligjore theksojnë se viktima Zefi mund te jete mbytur pasi ne fytin e saj u gjeten shenja gishtërinjsh. Francesco Quinci është ndaluar me akuzën e vrasjes me paramendim dhe fshehje te trupit te viktimës. Ai lajmëroi zhdukjen e Rajmondes ne datën 3 janar, ndërsa kishte thënë se ajo ishte larguar nga shtëpia qe me 31 dhjetor.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›