Shkodër, familjet e përmbytura pa strehë

Edhe pse banoret e prekur nga përmbytja masive në Shkodër nuk kane marre ende dëmshpërblim, ato po nxirren ne rruge edhe nga drejtues te konvikteve. 7 familje te lagjes "Livade", qe i kane shtëpitë krejt te pabanueshme, kane marre urdhër qe te largohen brenda pak ditësh nga konvikti i shkollës industriale ne qytetin e Shkodres. Te rebeluar nga vendimi, ata i janë drejtuar Bashkise qe te paktën t'iu krijoje kushte minimale për tu rikthyer ne banesa, ose t'i strehoje përkohësisht ne ndonjë ambient tjetër. Prej tre ditësh te përmbyturit thonë se po e sigurojnë ushqimin ne mënyra te ndryshme, pasi është mbyllur edhe menca e konviktit. Ndërkohë nga drejtoria e konviktit mësohet se ky urdhër është i prere, pasi me rifillimin e procesit mësimor aty duhet te sistemohen nxënësit nga rrethet.
Shpërndaje