E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Burgas, bullgarët publikojnë imazhin e atentatorit të dyshuar

Bullgari- Policia bullgare ka lëshuar një imazh të rindërtuar të personit që dyshohet se vrau me bombë pesë turistë izraelitë dhe një shofer autobusi më 18 Korrik.

Bombarduesi vetëvrasës hodhi në erë një autobus në Detin e Zi, në një resort në Burgas por identiteti i tij nuk është identifikuar ende.

Ekspertët e huaj kanë rikrijuar imazhin e një njeriu zeshkan me lëkurë të zbehtë dhe për këtë ndihmoi koka e atentatorit e cila u gjet në skenën e krimit.

Policia dyshon se atentatori hyri në Bullgari në muajin Qershor dhe se kishte bashkëpunëtorë në krimin e tij. Por Bullgaria s’ka rënë dakord për të mbështetur pretendimet izraelite se Irani dhe grupi ekstremist Hezbollah të kenë luajtur një rol në tragjedi.

Sakaq përveç të vdekurve, dhjetra të tjerë u plagosen në shpërthim. Menjëherë pas bombardimeve autoritetet bullgare lëshuan imazhet CCTV të bombarduesit të dyshuar, por ata binin në kontrast me përshkrimet e dëshmitarëve.

Deri më tani hetimi nuk ka nxjerrë asnjë të detaj nga të dhënat ndërkombëtare për shenjat e gishtërinjve dhe nga mostra e AND-së e marrë pas sulmeve.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›