E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi i Shëngjinit, policia: Masat që morëm, të frytshme

Garantimi i rendit dhe sigurise publike ne zonat bregdetare te Lezhes ka vemendjen kryesore te Drejtorise se Policise ne kete qark, duke patrulluar zonat gjate 24 oreve.
 

Megjithese si ne Shengjin ashtu edhe ne Tale nuk eshte shenuar asnje ngjarje e rende, per drejtorin e policies, Muharrem Furriku, kontrollet e uniformave blu kane qene te vazhdueshme ne vendosmerine e tyre per te garantuar te gjithe pushuesit dhe turistet qe zgjedhin bregdetin e Lezhes per pushimet e kesaj vere.
 

Sipas Furrikut problem jane vjedhjet nga te mitur endacake qe vine nga rrethet e tjera, fakt i te cilit ka sjelle gadishmerine e policise jo vetem me kontrolle, por edhe monitorim te plote te te gjithe zonave bregdetare si diten ashtu edhe naten.
 

Per te patur nje mbarevajtje te ketij sezoni persa i perket rendit dhe qetesise publike, jane vendosur patrullime dhe kontrolle shtese, te cilat do te vijojne deri ne fund te ketij sezoni.
 

Sipas Furrikut nje vemendje maksimale po i kushtohet edhe aktit normativ te qeverise shqiptare ndotjet akustike, duke shtuar se jane te vendosur per te zbatuar kete detyrim ligjor, ndersa po bashkpunojne ngushte me te gjithe aktoret dhe faktoret te cilet jane ngarkuar per të respektuar këtë akt normativ.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›