Aksidentet, tre te vdekur dhe gjashte te plagosur
Dy aksidente me pasoje tre te vdekur dhe gjashte te plagosur, jane shenuar brenda nje dite ne Durres dhe Lushnje si pasoje e humbjes se kontrollit te mjeteve. Gjashte anetare te nje familje qe udhetonin me nje mjet "Alfa Romeo", me targa greke NBX5743 u perplase me nje makine "Golf", me targa TR3236M ne autostraden prane fshatit Tapize. Per pasoje gjeten vdekjen e menjehershme, ne afersi te karburant "Kastrati", drejtuesi i mjetit "Golf", Oligert Topalli dhe pasagjeri i moshuar, Nazmi Cola, 65 vjec. Ne spital perfunduan pese anetaret e tjere te familjes Cola, me banim ne Paskuqan te Tiranes, te moshave nga 8 deri ne 53 vjec, mes te cileve kater femra. Ne aksident eshte plagosur edhe kembesori H. S., 26 vjec. Ne Lushnje, Ramadan Gracani, nga Ura Vajgurore, humbi kontrollin e motocikletes duke u perplasur me nje mur ne Ardenice.
K.J/Xh.B
K.J/Xh.B