E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, shenohen 24 viktima

Sonila Isaku

Shkon ne 24 numri i viktimave qe humben jeten nga shperthimi i depos se demolimit te municioneve ne Gerdec. Vetem dje kane humbur jeten edhe te plagosur te tjere ne spitalin e Brindisit, duke e rritur serish bilancin e viktimave.

Viktimat

Zelfi Ahmeti dhe Kore Deliu, nuk kane mundur t'u bejne balle plageve te marra gjate shperthimit ne Gerdec. Kore Deliu, nje prej prestareve te familjes me te demtuar nga shperthimi i fabrikes, nderroi jete dje paradite ne qytetin e Brindisit, ne Itali, per shkak te plageve te marra. Sipas mjekeve, 48-vjecarja kishte me shume se 80 per qind te siperfaqes se trupit te djegur dhe nuk ka mundur t'u beje dot balle plageve te marra. Ndersa 54-vjecari Zelfi Ahmeti ka nderruar jete ne oret e vona te pasdites se djeshme. Te dy pacientet e transportuar pak dite me pare per ne Itali megjithese kane pasur nje permiresim te vogel shendetesor, perseri nuk kane mundur te dale nga reanimacioni as ne spitalin e Brindisit. Me vdekjen e 48-vjecares, Kore Deliu dhe 54 vjecarit Zelfi Ahmeti, numri i viktimave te shkaktuara nga shperthimi ne Gerdec shkon ne 24, prej te cileve 4 kane vdekur ne Itali per shkak te gjendjes se rende shendetesore. Mjeket e QSUT-se moren vendimin per transportimin e ketyre pacienteve jashte vendit per vete faktin se plaget e marra mbulonin nje pjese te madhe te trupit dhe mjeket shqiptare nuk mund te kryenin mjekime te specializuara sa vendet fqinje.

Situata

Pacientet, te cilet kane shkuar per kurim jashte vendit kane pasur djegie te shkalles se trete dhe per mjeket kjo cilesohet shume e rende. Keshtu edhe Kore Deliu, nje tjeter pjesetar i kesaj familjeje, te ciles i numerohen 4 viktima nga tragjedia e Gerdecit, ka pasur me shume se 80 per qind te trupit te pershkruar nga djegiet. Te 16 pacientet te cilet jane transportuar drejt Italise nje dite pas ndodhjes se tragjedise paraqiten ne gjendje te rende shendetesore. "Gjendja shendetesore e pacienteve te cilet jane ne Itali paraqitet e rende, por kater prej tyre jane duke luftuar me vdekjen", eshte shprehur drejtori i Pergjithshem i Ministrise se Shendetesise, Bardh Spahia. Sipas tij, mjeket italiane raportojne cdo dite per gjendjen shendetesore te te shtruarve nga Shqiperia.

Viktimat

Kater prej viktimave te tragjedise se Gerdecit kane humbur jeten ne spitalet italiane. Mjeket megjithese kane dhene nje mjekim te specializuar, djegia e shkalles se trete nuk ka mundur te permiresohet. Keshtu pak dite pas ndodhjes se tragjedise Azem Ameliu ka qene viktima e pare qe ka nderruar jete ne spitalin Brindisit. Me pas, 37- vjecarja Nafie Laci nuk ka mundur t'u beje dot balle plageve, dhe pas nje jave lufte me vdekjen kjo e fundit ka triumfuar. Ndersa gjate dites se djeshme, ka qene Kore Deliu dhe Zelfi Ahmeti ata qe kane nderruar jete ne spitalin italian.

Ndoka vizite te pacientet ne Itali

Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka dhe drejtori i Pergjithshem i kesaj ministrie, Bardh Spahia, kane fluturuar pasditen e djeshme drejt Italise per te pare gjendjen shendetesore te personave qe ndodhen ne spitalet italiane. Sipas raportimeve te para rezulton se kater prej pacienteve jane ne gjendje te rende, kurse te tjeret kane pasur nje permiresim. Vetem nje dite pas ndodhjes se tragjedise se Gerdecit, 16 paciente jane transportuar ne Itali per nje kurim me te specializuar. Prej tyre, 3 kane humbur jeten dhe 13 te tjere jane duke u trajtuar.

Familja Deliu, me e prekura nga tragjedia

Familja Deliu eshte me e demtuara nga shperthimi i ndodhur ne Gerdec, dhjete dite me pare, pasi deri me tani ka humbur disa pjesetare saj. Pak dite me pare, qeveria shqiptare ka shperndare shuma parash per viktimat e shperthimi. Mengjesin e disa diteve me pare eshte njoftuar per ndihmen qe qeveria kishte vendosur t'i jepte jo vetem familjes Deliu, por te gjithe bashkefshatareve, me te cilet ka ndare te njejtin fat te zi. Rreth ores 14.00 te disa diteve me pare jane mbledhur te gjithe familjet qe kane humbur te afermit ne bashkine e Vores. Uran Deliu, ka humbur Flavion, qe ishte vetem 3 vjec, gruan qe priste te sillte ne jete femijen e tyre te dyte dhe vellane e tij, qe eshte dergjur nen rrenojat e shtepise. Por dje, familja Deliu ka humbur dhe nje tjeter anetar, Kore Deliun, e cila ka nderruar jete mengjesin e djeshem. Nderkaq deri me tani, sipas te dhenave te bera te ditura jane kompensuar vetem dhjete viktima, nderkohe qe familjet e tjera qe kane humbur njerezit nuk jane kompensuar ende.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›