E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdec, ndihma nga PS e Bashkia

Oli Xhilaga

Kryetari i Partise Socialiste radhiti ne nje liste te gjate nevojat paresore te te mbijetuarve nga tragjedia e Gerdecit. Gjate nje vizite te zhvilluar dje ne ish-shtepine e pushimit ne Durres, kreu socialist eshte njohur nga afer me gjendjen ne te cilen ndodhen te gjithe banoret e zones ku ndodhi shperthimi, te cilet vazhdojne te jene te akomoduar ne keto godina. Duke pare dhe duke degjuar nga vete keto banore per mungesat qe ndiejne, te cilat fillonin nga nevojat jetike, kryetari Rama garantoi ne plotesimin sa me te shpejte te ketyre kerkesave. Nderkohe qe per plotesimin e ketyre kerkesave nuk do te angazhohet vetem Partia Socialiste, por dhe Bashkia e kryeqytetit, minibashkite, pasi sipas vete kryetarit Rama, jane vete keto institucione te cilat kane shprehur gatishmerine e tyre, ne ndihme te banoreve te Gerdecit.

Takimi

Kreu socialist, Rama, gjate takimit me banoret e Konvaleshences eshte perballur me kerkesat per nevoja paresore, qe nisin nga veshjet, batanijet dhe te tjera si keto. Ne bashkebisedim, nje banore, e mbijetuar e tragjedise, iu drejtua kryetarit Rama duke vene ne dukje se "vetem nga nje pale shapka na kane sjelle neper dhoma. Rroba per femije jo, edhe per te medhenjte jo. Si i madhi edhe i vogli duan te vishen. Ftohte eshte, shume ftohte, mbremja edhe mengjesi eshte shume ftohte. Rrime mbeshtjelle me batanije". Nderkohe nje tjeter nene tha se "i ndajne batanijet per femijet nga tre vjec edhe poshte. Ne kemi edhe femije, qe i kemi nga 4 apo 5 vjec edhe ata duan te ngrohte". Pasi degjoi ankesat e banoreve, kryetari Rama iu premtoi banoreve te mbijetuar te Gerdecit se si Partia Socialiste ashtu dhe Bashkia e kryeqytetit dhe minibashkite jane te gatshme te ofroje ndihma konkrete per keta banore. "Ne kemi shume njerez, qe jane te gatshem te angazhohen per te ndihmuar. Njesite bashkiake te Tiranes, Bashkia e Tiranes dhe plot te tjere edhe njerezit e Partise Socialiste, jane te gjithe te gatshem. Kemi sjelle gjate gjithe ketyre diteve, por per t'i plotesuar te gjitha nevojat eshte mire, qe te bejme nje liste te sakte dhe t'i kerkojme me palet e kepuceve qe duhen, me rrobat qe duhen, per te vegjel dhe per te rritur, me batanijet, qe keni nevoje, sepse eshte ftohte. Keto gjera ne mund t'i plotesojme".

Premtimi

Rama eshte larguar nga Konvaleshenca me premtimin se pas pak ditesh per keta banore te saj do te vijne te gjithe kerkesat per kepuce apo veshje, qe ata kane parashtruar sot. Ne listen e gjate te kerkesave te banoreve vihej re nevoja per rreth 100 cope batanije, apo per mbi 200 pale kepuce. Nderkohe qe kjo nuk ishte vizita e pare e kryetarit Rama ne banesat e perkohshme te ketyre banoreve. Madje, takime dhe biseda me ta kane zhvilluar, si perfaqesues politik ashtu dhe drejtues te shoqatave joqeveritare, pa harruar ketu dhe donacionet per te permbushur sadopak nevojat jetike te te prekurve nga tragjedia e 15 marsit ne Gerdec. Kreu socialist, nuk ka munguar te premtoje per te demtuarit nga tragjedia e Gerdecit ndihma ne te gjitha nevojat, per te perballuar kete te ftohte ne kete fund marsi.

Xhufi: Jo justifikim per tragjedine

"Me keqardhje, ne e konsiderojme kete parade te pakontrolluar zedhenesish nje tjeter spektakel te shemtuar, pas atyre qe na ka dhene e vazhdon te na jape Kryeministri Berisha. LSI konsideron akt te pamoralshem perpjekjen e ndonje drejtuesi apo ish-drejtuesi institucionesh shteterore, per te ndezur beteja nder-institucionale dhe per te perpunuar opinionin, duke shfrytezuar postin e tij"

Bello: Banoret te padisin Berishen

"Berisha eshte shkaktari, eshte autori, ai jo vetem qe nuk ka te drejte per te vendosur kompensimin, aq me pak ka te drejte te vendos cmimin, prandaj duke perfituar nga ky rast u bej thirrje banoreve te Gerdecit dhe te tjera zonave qe jane prekur nga kjo tragjedi te padisin civilisht qeverine dhe do te jete gjykata qe do te vendose cmimin real te banesave, por mbi te gjitha per tragjedine e madhe njerezore, ku 23 vete lane jeten"

Brace: S'ka pasur kontroll per aferen

"Neni 2 i ketij ligji ligjeron shitjen e materialeve ushtarake firmave te huaja. Ky ligj ngarkon qeverine qe te ndertoje brenda 6 muajsh nje autoritet shteteror per te kontrolluar tregtine e mallrave ushtarake. Jam perpjekur te gjej kete autoritet shteteror, por pas kontrollit te kryer u vertetua se nuk ekziston. Nuk kemi thjesht nje biznes te korruptuar ne Gerdec, por nje mazhorance te korruptuar e te kapur plotesisht nga aferat korruptive"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›