E Shtunë, 31 Tetor 2026

“ProCredit Bank”: Këshillohu përpara se të marrësh një vendim financiar

TIRANE - ProCredit Bank ka ndërmarrë një fushatë gjithëpërfshirëse edukative, nëpërmjet një seri spotesh të titulluar “Këshilluesi financiar ProCredit”.
Përgjegjshmëria bankare, që përfshin disa aspekte, si: Të ofrosh siguri, besim dhe stabilitet për klientët, kreditim cilësor, komunikim të thjeshtë dhe të kuptueshëm, rol këshillues kundrejt klientëve të bankës etj., është hapi i parë për ndërtimin e një marrëdhënieje bazuar në besimin reciprok dhe e qëndrueshme në kohë.
Sistemi bankar duhet të ofrojë shërbim profesional nëpërmjet vendosjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm të standardeve të bankingut, perfeksionimit të teknologjisë së kredidhënies, analizës së risqeve të financimit si dhe përcaktimit të strategjive afatgjata në përputhje me vizionin dhe misionin që ka, për të arritur një zhvillim tërësor të qëndrueshëm.
Qëllimi kryesor i këtij angazhimi është ndërtimi i një marrëdhënieje të përgjegjshme afat-gjatë bankë – klient, e cila do të sillte zhvillim për të gjitha palët e përfshira.
E vlerësuar rishtazi nga kompania amerikane “Fitch Ratings” me notën B+, Banka ProCredit në Shqipëri, nëpërmjet kësaj fushate edukuese inovative, rikonfirmon angazhimin e vetë në përqasjen që ka prej më shumë se 17 vjetësh në tregun shqiptar, të fokusuar jo vetëm në zhvillimin ekonomik por edhe në këshillimin dhe edukimin financiar.
ProCredit Bank ju fton të lexoni më shumë për “Këshilluesi Financiar ProCredit”, duke vizituar faqen zyrtare të bankës: www.procreditbank.com.al

(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›