Traja: Jeta ime në Strasburg
Juristi i njohur, i pari gjykatës ndërkombëtar nga Shqipëria në Strasburg tregon "aventurën" e tij evropiane, çështjet në të cilat duhet të gjykonte padrejtësitë e ardhura nga Atdheu i tij, projektet e tjera dhe propozimi për të kaluar në Gjykatën e Lartë. Ai flet për marrëdhënien me Presidentin e Republikës dhe ndërhyrjen e parë në debatin për ndryshimin e Kushtetutës, autor i së cilës është, ashtu si edhe për çështjen e Kosovës, dosjen për vrasjen e Azem Hajdarit në Strasburg dhe makthin e pronave shqiptare te gjykatësit evropianë.
Dhjetë vjet më parë, rasti e bëri të konsiderohej "mbreti" i juristëve shqiptarë dhe të parin gjykatës shqiptar në një gjykatë ndërkombëtare. Sot është rikthyer në Tiranë dhe prej katër muajsh nuk ka ndryshuar asgjë në bindjen e tij të thellë se i duhet t‘i shërbejë vendit të tij. Kristaq Traja është i trishtuar si një poet, por jo i lodhur. Tiranën e gjen të ndryshuar, por miqtë e tij të shumtë kanë mbetur të njëjtët. Ndoshta edhe janë shtuar. Pavarësisht se pjesa më e madhe e tyre e kanë parë me skepticizëm vendimin e tij për t‘u kthyer në Atdhe, pavarësisht se nuk i kanë munguar këshillat dashamirëse.
Ai tregon për proceset në të cilat i është dashur të gjykojë çështje kundër Shqipërisë dhe për herë të parë thotë se që një vit më parë, nëpërmjet një procesi të dy qytetarëve kosovarë, Gjykata ndezi një dritë jeshile për njohjen e Kosovës si shtet. Ai përmend se ndërkohë janë rreth 170 dosje të dërguara nga Shqipëria në Strasburg, që kanë të bëjnë kryesisht me çështjen e pronave, por dhe të shkeljes së të drejtave njerëzore në arrestet. Ai thotë se me shumë gjasa, ndonëse dosja është ende në shqyrtim, në Tiranë mund të mbërrijë një surprizë "e hidhur" me dosjen e Jaho Mulosmanit të dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit, një çështje për të cilën me shumë gjasa do të kërkohet rigjykim. Në bisedën e gjatë, Traja flet për të djeshmen e tij dhe për projektet e tij në të ardhmen. Zbulon për herë të parë se i është afruar një mandat në Gjykatën e Lartë dhe se propozimi i ka ardhur nga vetë Presidenti i Republikës. Thotë se e respekton atë institucion, por nuk dëshiron ta ndajë këtë respekt nga individi që do t‘i japë emrin dhe portretin e tij zyrës më të rëndësishme të shtetit për pesë vjet.
Si mbërritët në Gjykatën e Strasburgut, duke u bërë i pari gjykatës ndërkombëtar nga Shqipëria?
Ishte një rastësi fatlume. Mësova pikërisht ditën e fundit, në skaj të afatit të mundshëm, që nga Këshilli i Evropës në Ministrinë e Jashtme kishte mbërritur një ftesë për kandidatura nga Shqipëria për këtë gjykatë. Ishte marsi i vitit 1998 dhe sapo kisha marrë një tjetër ftesë për të qenë në stafin teknik për hartimin e Kushtetutës së re. Nuk pata hezitime, pas pesë vjetësh problematikë që kisha kaluar në Tiranë, mendova fillimisht të provoja veten. Aplikova dhe u testova nga nënkomisioni për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës.
Më dhembte paragjykimi i shfaqur në mënyra të ndryshme për nga vija, por në të kundërt, kjo më bënte të ndihesha më krenar, të luftoja më fort për dizavantazhin tim. Më kujtohet njëra nga pyetjet që m‘u drejtua. Bëhej fjalë për statusin tim prej ish-prokurori dhe u përgjigja se në Shqipëri, njerëzit që nuk kishin pasur asnjë lidhje me komunizmin mund të ishin vetëm fëmijët pesë-gjashtëvjeçarë. Ndërhyri dhe dikush tjetër nga komisioni dhe kërkoi shmangien e pyetjeve të tilla. Më vjen mirë të kujtoj se kandidatura ime u votua me shumicë dërmuese votash dhe këtu nisi një eksperiencë e jashtëzakonshme që do të zgjaste tetë vjet, tetë vjet në të cilët kam rijetuar studentin dhe profesorin në të njëjtën kohë.
Cila ishte dita e parë juaja në detyrë?
E paharrueshme. E kujtoj në detaje ceremoninë e betimit dhe ajo që mund të them është se pikërisht aty pata përshtypjen se kisha hyrë në një vend të shenjtë dhe se sipas perceptimit tim, vetë sistemi i drejtësisë ka diçka nga shenjtërimi i marrëdhënieve mes të drejtës dhe individit.
Po procesin e parë që keni marrë pjesë si do ta kujtonit?
Ndodhi shumë pak ditë, pasi kisha bërë betimin. Ishte çështja Thimenos kundër Greqisë dhe ne ishim 17 gjykatës. Ky qytetar grek nuk lejohej të ushtronte profesionin e tij si llogaritar, sepse ligji grek e pengonte çdo individ të bënte një gjë të tillë, nëse kishte qenë më parë i dënuar penalisht. Dhe ai ishte dënuar vetëm se kishte refuzuar të kryente shërbimin ushtarak për shkak të bindjes së tij. Ai ishte Dëshmitar i Jehovait dhe besimi nuk i lejonte të bënte shërbim ushtarak me armë. Fola diku nga fundi, pasi kisha dëgjuar të tjerët. E ndieja paragjykimin e tyre, por fatmirësisht, ndoshta fola qartë dhe që nga ai moment, u ndjeva i barabartë me gjithkënd. Nuk po flas këtu për ato qindra e qindra orë studimi dhe ristudimi. Më besoni, si shqiptar kisha shumë më tepër arsye të isha i përgatitur për çdo çështje.
Cilat çështje të tjera të kanë bërë përshtypje, çfarë do të kujtonit prej tyre?
Janë shumë. E kam të vështirë të bëj një ndarje mekanike, por do të veçoja çështjen Behrami e Saramati kundër disa vendeve të NATO-s. Ishin dy qytetarë kosovarë, i pari që kishte humbur fëmijët nga shpërthimi i një mine, i dyti kundërshtonte arrestin e bërë nga kontingjenti gjerman në Kosovë. Nuk po hyj në hollësira, por kam krenarinë të them se kjo ishte një çështje e dëshpëruar dhe mjaft e komplikuar, për shkak se Kosova nuk ishte ende një shtet, bëhet fjalë për fillimin e vitit të kaluar, dhe për shkak të precedentit që mund të krijohej. Vendimi i gjykatës ishte i tillë, që pavarësisht këtij fakti, Kosova u konsiderua si një Hapësirë Evropiane për Vokacion. Termi mund të duket i komplikuar, por ju them se nga pikëpamja juridike kjo do të thotë se ishte një hap i jashtëzakonshëm për të nesërmen si shtet të Kosovës dhe po kështu, konsiderimin e saj si një shtet evropian.
Dhe më tej, procese që mund të tingëllojnë të "çuditshme" në Tiranë?
Fatkeqësisht, përballë standardeve evropiane, ky përcaktor mund të përdoret në shumë raste. Do të kujtoja dy të tillë, D. kundër Irlandës dhe Evans kundër Anglisë. Në Irlandë ka një ligj kundër abortit dhe D. ishte një grua që kishte bërë një hap të tillë. Njëri nga dy binjakët, që ajo mbante në bark, kishte vdekur dhe ajo shkon të abortojë ilegalisht në Britani, më pas, po ilegalisht i varros foshnjat e saj në Irlandë kur kthehet. Një dramë njerëzore e jashtëzakonshme. Atëherë u kërkua që Gjykata e Lartë e Irlandës të shprehet për këtë rast, sepse deri atëherë nuk kishte pasur asnjë praktikë të tillë.
Në rastin e dytë, Evans ishte një grua me mundësi të kufizuara për të lindur. Sërish pa hyrë në hollësi, vendimi mund të perifrazohet duke thënë se i jepte të drejtë dhe e drejta e saj për të pasur fëmijë prevalonte mbi të drejtën e ish-partnerit të saj që nuk donte të kishte fëmijë.
Një çështje tjetër kishte të bënte me homoseksualët në ushtrinë angleze. Isha relator i kësaj çështjeje dhe kundërshtimit të autoriteteve britanike se prania e homoseksualëve na dëmtonte disiplinën, iu përgjigjëm duke thënë se, në ushtri kishte edhe femra ushtarake. Kjo gjë e bënte të kuptueshme që homoseksualët do të përziheshin nga ushtria, për shkak të paragjykimit.
Ditën tjetër, një nga gazetat më të mëdha u hap me titullin e madh, në dukje ironik: "Leksion demokracie nga Shqipëria". Por të vërejmë një gjë. Britania e Madhe është një nga kampionët e lirive e të drejtave njerëzore. Shumë shpejt, ish-kryeministri britanik, Toni Bler, reagoi, duke thënë se tanimë Britania nuk kishte punë me gjykatën, vendimi i saj thjesht duhej të zbatohej.
Sa çështje kanë mbërritur në Strasburg nga Shqipëria për t‘u gjykuar?
Më vjen keq ta them, por dosjet shqiptare vërtet janë të pakta, por me probleme të rënda. Bëhen rreth 170 dosje, një pjesë e madhe e të cilave nuk është marrë në shqyrtim për arsye të ndryshme, kurse të tjerat janë kryesisht për çështje të pronave dhe të arresteve të konsideruara të paligjshme apo dhe zvarritjeve në gjykim. Ajo ç‘ka vija re me keqardhje nga podiumi i gjykatës, është se përveçse problem tepër i mprehtë për gjithë shoqërinë, në këtë rast mungon kuadri procedural i të drejtës së pronës. Që do të thotë se edhe pse mund të merret prona, mungon mekanizmi për ta gëzuar atë pronari i saj. Ka shumë nevojë të ndërhyhet në këtë problem, para së gjithash në kuadrin e munguar ligjor. Po kështu edhe në çështjen e arresteve. Gjykata Evropiane ka vendosur që arresti të vihet përballë një testi progresiv, që do të thotë se akuza duhet të afrojë prova në mënyrë progresive për të pandehurin nën arrest. Në Shqipëri, fatkeqësisht mendohet se zgjidhja më e thjeshtë është arresti me burg dhe pak mendohet për të drejtat e shkelura njerëzore. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për zgjatjen e pafundme në shumë raste të proceseve apo paragjykimin paraprak të tyre.
Ka ndonjë rast konkret të këtij lloji?
Po ju përmend një të tillë. Çështja "Mulosmani" kundër Shqipërisë. Bëhet fjalë për një të dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit, i cili pretendon se para se të dënohej nga gjykata, ishte paracaktuar si i tillë nga politika. Ai pretendon se i është shkelur e drejta e prezumimit të pafajësisë. Dosja është ende në shqyrtim, por kam përshtypjen se ajo do të rikthehet për gjykim në Tiranë, pikërisht për këtë shkak.
Në Tiranë është bërë temë e ditës tentativa për ndryshimin e Kushtetutës, cili është opinioni juaj meqenëse jeni një nga autorët kryesorë të saj?
Kjo është një çështje shumë delikate. Në parim do të thosha se është më e pranueshme një Kushtetutë me defekte sesa një Kushtetutë që preket në mënyrë të vazhdueshme, e cila në këtë mënyrë humb autoritetin e saj. Dy propozimet e ardhura nga dy partitë kryesore në thelb përjashtojnë njëra-tjetrën. Ato mund të qëndrojnë veç e veç, por jo së bashku, sepse prekin frymën me të cilën është shkruar ky dokument. Dhjetë vjet më parë, ju siguroj se Kushtetuta bëri ndoshta zgjedhjet më të mira në përshtatje me kohën, por dinamika e shoqërisë shqiptare ka qenë e jashtëzakonshme ndaj ka nevojë ndoshta edhe për ndërhyrje. Por nuk mendoj se ndryshimet e propozuara në kapitullin e Presidentit të Republikës shkojnë në këtë drejtim. Ai është modeli i Presidentit të fortë që përfshin tri cilësi, konfliktzgjidhës, negociator dhe kryenoter i shtetit.
Jeni rikthyer në Tiranë, keni menduar se personalisht të qëndruarit në Perëndim mund t‘ju afronte mundësi të tjera?
Ka katër muaj që jam rikthyer pas dy mandateve të plota dhe nuk kam pasur asnjë dilemë për këtë vendim timin dhe për këtë shkak, kam refuzuar shumë mundësi të tilla. Jam rikthyer të shërbej. Kujtoj që pak kohë më parë jam takuar me Presidentin e Republikës në Strasburg dhe i jam mirënjohës që ai e inkurajoi rikthimin tim.
Keni ndonjë propozim konkret?
Ndoshta do të jem një nga kandidaturat për t‘u dekretuar në Gjykatën e Lartë.