Rafa Benitez: Nuk do të largohem
Pavarësisht krizës ku ndodhet Liverpuli, trajneri Rafa Benitez ka bërë të ditur se nuk e mendon të largohet nga drejtimi i skuadrës. Marrëdhëniet e dy bashkëpronarëve amerikanë Hiks dhe Xhilet kanë marrë krisje, Hiks në të njëjtën kohë ka filluar "luftën e ftohtë" me drejtorin ekzekutiv, Perri, dhe situata financiare e klubit është shumë e vështirë, me borxhet kolosale që "Reds" i kanë bankave. Gjithsesi, trajneri spanjoll deklaroi: "Këtu ndjehem shumë mirë, dëshiroj që të qëndroj edhe për disa kohë. Në këto momente jam i përqendruar vetëm te gjysmëfinalja e Ligës së Kampioneve kundër Çelsit".