Kanute i premton "besnikëri" Seviljas
Ndryshe nga shoku i repartit ofensiv, Luis Fabiano, lojtari nga Mali, Frederik Kanute, i premton besnikëri Seviljas. Për "LaSexta", sulmuesi deklaroi: "Në Andaluzi ndjehem shumë mirë dhe nuk kam ndërmend që të largohem". Kanute është një prej lojtarëve kryesorë të dy herë fituesve të Kupës UEFA: "Nuk iki edhe për faktin se nuk ekzistojnë shumë klube më të mira se i yni".