Pogradeci, në lagjet "që mbetën pas në jetë"
Qëllon nganjëherë që ta marrësh udhën për diku i nxitur vetëm nga ndonjë rrjesht i lexuar në kompjuter. Qëllon që këtij rrjeshti t‘i shtohen edhe kujtime, të jetuara apo të lexuara, malle të fashitur, të mbetur ndër cepa kujtese njësoj sikur mbesin ciflat metalike ndër drurët e vjetër… Qëllon që të jetosh diku gjetkë dhe merakun e mendjen ta kesh në një vend tjetër, qëllon… Kështu na ngjau do ditë më parë teksa lexonim një shkrim fort të mirë të një koleges e shoqes tonë, Flora Nikollës së ATSH-së. Flora vetë, "vajzë pe Liqeri", nuk mund ta konceptojë dot jetën e saj pa vendin ku ka kaluar një pjesë të mirë të viteve, pa atë sipërfaqen e mbarë të liqenit që vezullon kur duhet dhe që harbohet kur "i bien më qafë" pa të drejtë, pa lagjet e tij të vjetra dhe pa mirësinë e pafund të njerëzve të mbarë të këtyre anëve. Dhe kështu që fjalët e Florës në punë të liqenit e të "Poradecit" duhen dëgjuar, madje me vëmendje të madhe. Dhe kështu e kaluam shpejt atë shpërfilljen, që zakonisht të shkaktojnë fjalët, që lexon ndër ekrane kompjuterësh dhe në fillim iu kthyem librave, Lasgushit, Mitrushit… dhe më pas morëm udhën për në Pogradec. "Na ishte një herë një Pogradec", kishte shkruar Flora në mars të këtij viti me shumë dhimbje. "Në qoftë e vërtetë atëherë kjo dhimbje duhet ndarë bashkë", kështu menduam ndërsa u nisëm nga Tirana në një agim të stërlagur nga shiu.
Kajo Karafili dhe "Fabrika e Gëzimit"
Eshtë herët në mëngjes. Në "anë të gjolit" pogradecarët mblidhen në këtë orë për të pirë kafenë e parë të mëngjesit dhe për të vënë në vijë punët e tyre. Një rrëmujë e madhe mbretëron në rrugët që shpien drejt qendrës së qytetit, asaj të resë, administrative, asaj ku janë bankat, bashkia dhe të tjerat. Si gjithnjë duam të takojmë më parë mikun tonë të vjetër "Liqerin". E shohim të qetë e si të lodhur nga dimri që porsa po kalon. Mes rreshtave të pallateve të reja shumëkatëshe ai duket si një i përhumbur që mundohet të kuptojë se ç‘lidhje ka me këta miq që i kanë mbërritur beftas në brigjet e tij. Rruga në anë të liqenit, atje ku ende kanë mbetur disa shtëpi karakteristike, a më mirë me thënë gjurmë të tyre, është krejt e shpërthyer. Janë duke u bërë punime, që synojnë ta kthejnë këtë rrugë në një shëtitore model. "Do ta bëjmë krejt si në Ohër", na thotë një kalimtar pa e pyetur askush. Këndej shumë gjëra i krahasojnë me Ohrin, por pak gjëra i bëjnë si matanë kufirit.
Lulishtja "në anë të gjolit" është një nga vendet më të frekuentuara të qytetit. Jo vetëm në kohë turizmi. E kuptojmë porsa nisim të ecim ca përmes gjelbërimit të shtuar edhe më nga shirat e fundit. Gurët e dominosë kanë nisur të trokasin që herët nëpër stolat e pensionistëve. Janë mbledhur sipas shoqërive të tyre grupe-grupe dhe që tani kanë nisur të grinden për lojën. Një djalë të ri, që mundohet t‘i japë mend një grupi, e largojnë sakaq. Në anë të liqenit dinë të jenë edhe të prerë.
Ca më tej ngatërrohemi sërish në kantiere ndërtimi. Nuk është thjesht rruga që po bëhet e re, janë një numër ndërtimesh fare pak metra nga bregu. Pallate shumëkatëshe, shtëpi që po restaurohen, të gjithë nxitojnë të kapin me punë të kryera, sezonin e ri turistik. Pallatet e reja duken shumë krenare nga maja e lartësive të tyre. Vetëm shtëpitë e pakta të ulta duken të strukura në vetminë e tyre. Duket sikur e dinë se i kanë ditët e numëruara dhe neve na duket se diçka mërmërisin ndër dhëmbë me mikun e tyre të vjetër, me liqenin. E dinë se shumë shpejt do të marrë fund një dashuri e madhe. Të paktën kështu na duket neve ndërsa vazhdojmë të ecim anës gjolit. Busti i Kajo Karafilit - të cilit ia kanë ndërruar vendin disa herë - shikon ngultas nga një pallat i madh që ka fare afër. Përbri tij mbi një reklamë të madhe, shumëngjyrëshe e të hareshme, lexojmë "Fabrika e Gëzimit". Kajua nuk duket se e ka ndryshuar shikimin. Edhe përse ka shumë ngjyra afër, vazhdon të shohë vëngër nga gjërat që e rrethojnë.
Kalldrëmi
Në fillim na duket se Pogradeci e ka zgjidhur problemin. Të paktën një pjesë e tij. Disa rrugica në lagjet e vjetra janë shtruar me kalldrëm të ri. "Njësoj si në Ohër", do të na thoshte me siguri ai njeriu pa emër që njohëm në anë të liqenit. Dhe vërtet është ndryshe të ecësh në kalldrëm. Ndërsa depërtojmë për në lagjet e vjetra, drejt burimit, apo Toplecit, nisim të zhytemi befas në Pogradecin e dikurshëm, në atë të vërtetin, në atë në të cilin çdo shtëpi shikonte që nga dritaret e saj gjolin jetëdhënës. Nuk ka më pallate të reja shumëkatëshe, as nga ato të kohës së Enverit, shëmti djallëzore për të lodhur zemrën e vërtetë të qytetit. Ka vetëm shtëpi dy-trekatëshe, gjyshe që thërrasin fëmijët, qilima të varur në tel pas një dimri të lodhëshmë dhe oxhakë që ende tymosin në këtë pragpranvere ende të ftohtë. Kudo na zenë sytë dy lloj ndërtimesh, shtëpi fare të braktisura dhe pa shpresë dhe disa të tjera që mbahen, porse tashmë janë shtëpi - të vjetra vërtet - por që mund t‘i shohësh kudo anë e kënd Shqipërisë. Kohët kanë ndryshuar dhe shtëpitë janë rinovuar. Pallatet e betonta mungojnë vërtet, porse ai Pogradec që gjallonte deri para pak vjetësh nuk është më. Vetëm kalldrëmi, të cilin e admiruam në fillim, na duket pak, fare pak… E vetmja gjë që mund ta mbajë në këmbë "zemrën e vjetër" mbase janë vetë pogradecarët e vjetër, "ata të zënët" sikurse i quajnë këtu. Janë këta që na rrëfejnë gjerë e gjatë - aq gjatë sa që nuk do të kish vend në këto dy faqe gazete - se si ka qenë më parë këtu, se ku kanë qenë dyqankat, kafenetë, hanet… Ecim një copë herë në anë të "Lumit të Madh". Në anë të brigjeve të tij të betonta, disa qen, një kalë i lidhur që kush e di se kur, dhe disa kalimtarë na e bëjnë edhe më të trishtë peizazhin. Ngjitur me një kazan plehrash një grua po djeg tubin e saj të sobës. "Iku dimri, iku…" thotë me hare. Pastaj shkojmë me radhë, në vendin ku dikur ishte shtëpia e Lasgushit, në atë ku thonë se do të ndërtohet shtëpia e Kutelit, në shkollën e parë shqipe të qytetit, të çelur vetëm pak kohë pas Mësonjtores së Korçës… Kudo që vajtëm ai kalldrëmi i ri nuk na e hoqi atë trishtimin që na zuri pak e nga pak. E tani na duket se simboli i vërtetë i kësaj kohe në anë të gjolit duhet të jetë Kajo Karafili përbri "Fabrikës së Gëzimit".
"Tani nuk e shohim më gjolin"
"Ah, more djem! E ç‘tju them unë më parë. Ju e patë vetë se si është bërë qyteti ynë. Dikur që këtu ku jemi, pa le nga maja e kodrës, të tëra shtëpitë e shihnin gjolin. Tani më duhet të shkoj gjer ne Turizmi që të çmallem. Kam thënë e stërthënë që asokohe kur u prish lagjja në anë të gjolit, por edhe më pas kur nisën të bëhen këto pallatet e reja të shëmtuara, por edhe tani, që Pogradeci duhet të zbatojë një plan francez zhvillimi. Ky ka kohë që është bërë dhe vetëm duhej zbatuar. Po kush ma vuri veshin, kush…?". Misto Marko është mjek. Më saktë është mjek-shkrimtar. Ka lindur këtu para 82 vjetësh. Eshtë nipi i Mitrush Kutelit të famshëm, familja e të cilit u vendos në anë të liqenit pas shumë peripecish duke u zhvendosur nga Arta e Greqisë. Shqiptar deri në palcë, doktori pseudonimin e tij letrar e ka Mirosh Markaj. Me të tillë emra quhen dhe fëmijët e tij: Gjelok, Gjon… "Pasionin tim për letërsinë e kam nga daja, Dhimitër Pasko që i thonë tani Mitrush Kuteli - vazhdon doktori - atje i kam mësuar e kënduar leksionet e para të letërsisë por edhe të patriotizmës. Shkoja shpesh në atë shtëpi që është këtu afër fare. Por ajo u dogj nga italianët. Thonë që do të bëjnë tani një shtëpi muze për Kutelin. Po të shohim, të shohim…". Miku i Lasgushit dhe nipi i Mitrushit sjell disa foto të vjetra. Një Pogradec tjetër, më i butë, një bashkëjetesë e mbarë mes njeriut dhe natyrës na shfaqet në ato foto. Eshtë një marrëdhënie e parashikuar me kohë (lexo në krah: Lumi i Madh). E shoqja e doktorit, Astrita, na tregon jetën e saj. Fëmijë ka jetuar në Bari, ku babai i saj punonte në "Gazeta Shqiptare" të asokohe. Familja u shpërngul në Shqipëri për të shpëtuar nga flakët e luftës. "Erdhëm te dajot, pasi na burgosën babanë dhe këtu mbetëm, kështu jam njohur me Miston", flet mësuesja e vjetër. Mezi ndahemi nga familja e vjetër mikpritëse, nga qilimat dhe minderet e ngrohtë dhe nga zjarri bubullues. Jashtë mbi kishën e Shën Mërisë që kemi fare afër lexojmë "Gëzuar Pashkët". Mbi kalldrëmin e ri jehojnë hapat e kalimtarëve që shpejtojnë të kthehen në shtëpi. Jehona e hapave duket sikur rritet teksa depërton ndër dritaret e shtëpive të braktisura. Dhe atëherë, teksa marrim udhën e kthimit na kujtohen fjalët e epitafit të të madhit Kutel: "O ju që mbeti pas në jetë/ Bini tingullit, siç doni vetë/ Askush s‘ju mban dot dorën kurrë/ Hithni gurë, hithni gurë". Pogradeci "që mbeti pas në jetë" ka vërtet shumë gurë.
Lumi i Madh
I famshmi Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko 1907-1966) ishte një pogradecar i lidhur fort me vendlindjen e tij. Mbase ngase u rrit dhe e shkoi jetën ndër metropole, në shumicën e rasteve ai vendlindjen e tij e cilëson "fshati". Pasazhet që po ju paraqesim më poshtë janë shkëputur nga një shkrim i tij i hershëm që mban po këtë titull: Lumi i Madh. Po kështu e quajnë ende vendasit e vjetër përroin që zbret nga mali drejt "Liqerit". Eshtë një shkrim i mbushur me dashuri e kujtime - shtëpia e vegjëlisë së shkrimtarit nuk ishte veçse pak dhjetëra metra nga Lumi - por edhe me kritikë e ironi ndaj bashkëqytetarëve. Një histori e vërtetë dashurie mes shkrimtarit dhe vendit që e lindi. Si në të gjitha historitë e dashurisë, në të herë triumfon e ëmbla dhe herë e hidhura. Në mos i pari, është pa dyshim një ndër manifestet e para të ambientalistëve në Shqipëri.
"Njerëzit - të mirë a të ligj, të bukur a të shëmtuar, të pasur a të varfër - vinë e shkojnë, por Lumi ynë i Madh lumë ish e lumë është. Kur me ujë shumë e kur me ujë pak, vërtet, po atë ma ke aty për jetë e mot, kurse unë e ti or tunjatjeta, sot jemi nesër s‘jemi: bëhemi dhe bar, dru e gjeth gështenje, se andej ne gështenjat e kemi vendin.
Ama duhet ta dish se ky që sheh zotrote sot - i drejtë, i urtë, i platitur - ndryshon shumë nga lumi i vogëlisë sime, sepse ka hapur udhë të re, siç deshi vetë, mespërmes fshatit. Dhe këtë udhë e ka hapur me shpatë në dorë!
Atëherë, dua të them në kohën e vegjëlisë, pasi merrte fill nga kronjtë e largët të Hijes së Zezë, i kulluar si jar e i lehtë sa ta pinje me grushte e të mos ndjenje kurrë të ngopur, çante grykën e Krushës duke u hedhur zdrang-zdrund, prag më prag, nëpër shkëmbenj me myshk e pa myshk, shtohej me ujra të tjera që i vinin nga e djathta dhe e mëngjëra…
… Një herë dikush e teproi: si i zhvati lumit nja tri katër pëllëmbë dhe e forcoi vendin e tij sa mundi, zgjati ca trarë sipër pothuaj gjer në gjysmë të lumit, i mbështeti këta trarë në tabanë gështenje, të shëndoshë, vuri sipër një trirë, e qarkoi me gardh dhe bëri kështu një kotec. Brenda në këtë kotec futi një alamet derr që ta majmë për Ignasht. I thanë: ‘Ore, s‘e ke mirë! E ngushtove shumë lumin‘. Ay qeshi: ‘Le të shkojë t‘i qahet gjykatores!‘. Lumi nuk iu qa gjykatores se e dinte që hante rryshfet, po i duroi të gjitha. Kështu, rrinte derri majë kotecit, si në tatrivan, mbi lumë, dhe gau-gau tërë ditën, të thoshe se s‘ishte derr me kreshtë, po zog me pendë i vënë në kafaz për të kënduar…
… Kur e kur, më fort në dimër, kur frynte veriu, dallga e gjolit i sulej lumit përpjetë, kështu që ky mbushej me ujë, zgjerohej, gëzohej. Gëzohej sepse peshku ngjitej përpjetë e dilnin njerëzit ta gjuajnë natën me hostë e fener. Beu varte vetullat, po ç‘ti bënte veriut e dallgës?
Në mot të ngrirë, në cikmën e Shënëndreut, peshku i mirë - belba e lekna piknore - ngjiteshin lart fare. Si e qysh i kapërxente pragjet e shkëmbinjve, nuk e di, po di se ay që ishte i zoti kthehej në shtëpi me shportat e torbat plot me peshq pa hala nga ata që i do lala… Dhe tërë bota e lëvdonte Lumin e Madh.
Kësaj s‘ke ç‘i thua se dallga e gjolit s‘pyet për be e për aga: ajo turret kur e ngre veriu dhe e mbush grykën e lumit. Bashkë me dallgën hyn edhe peshku. Po e keqja ishte se njerëzit e kishin bërë lumin kutullaç si litarin në thes e si të drejtën nëpër nenet e ligjeve.
Vjete me radhë, që kur zuri të ngushtohet vendi e të shtohet lakmia, Lumi i Madh i duroi të gjitha. Jo vetëm ato që thashë, po edhe tërë plehrat dhe fëlliqësitë e botës - që ne macet e qentë e ngordhur e gjer në kominat e kazanve të rakisë e sa të tjera (se kjo botë paska shumë të palara e të gjitha i hedh në lumë).
Zemërmadh siç ish, lumi zbriste kur e kur me vërtik dhe i lante e spastronte. Atëherë bota dilte në pragu i derës dhe shikonte se si u vinte fshesën palavive. Si mbaronte punë, lumi tarakste, shteronte e i dukej tërë shtrati i pastër si pasqyrë. Atëherë shihej edhe ç‘kish sjellë nga lart e ç‘kish lënë në shtrat. E ç‘mund të sillte veçse gurë, e kërçelë? Tamam këta i duheshin botës: kërçelët që t‘i djegë në zjarr e gurët që të bëjë mure të reja…
… Si tha këto fjalë, Lumi i Madh priti sa që t‘i vijë mendja fshatit, pastaj, një ditë, kur u nxi qielli andej mbi Krushë, u lëshua me bujë të madhe. Më parë i ardhi buçima se sa vetë uji. U tund e u tremb tërë fshati. Kësaj here solli nga lart jo vetëm gurë e drurë si ngahera, po edhe bagëti të mbytura dhe gjarpërinj të mbledhur kutullaç.
Dhe që ta shohë gjithë bota se ç‘ishte i zoti të bënte, shembi shumë mure e ledhe, ia mori atij mikut derrin me gjithë kotec dhe ua shpuri peshqve, në gjol. Se, si tha një i vjetër, mjaft hëngri njeriu nga uji, le të hajë edhe uji nga njeriu. Pastaj grreu mezhda e gjerdhe, përkuli plepat e shelgjet që rrinin si devrie anës. Disa i shembi fare. Si bëri këtë punë, çau përrenj nëpër kopshte, doli udhëve, hyri oborreve, shtëpive, qilarëve, rrëmbeu ç‘mundi: aty një pash me dru, më tej një govatë, një kade me arme e me piperka turshi, një vozë me verë a raki (se si do të hahet ay goxha derr pa arme, pa verë e raki?) dhe i hoqi të gjitha poshtë.
Ǒbënë njerëzia?
Ǒtë bëjnë? Ata gjithë me avazin e Mukes…
Kur binte shiu e gjëmonte lumi, vajtnë në kishë e xhami, për duva, se, helbete, për këtë punë kishin bërë kishë e xhami! Ranë kambanat - madhja dhe e vogla - këndoi prifti. Doli hoxha ne pragu i xhamisë, se në minare nuk ngjitej dot, e thirri të tijat.
Disa i lanë ata me mjekër të bëjnë të tyret dhe vetë bënë sipas kanunit shumë-shumë të vjetër: nxuarr ne pragu i derës sëpatat e latat, thikat e hanxharët, pallat e moçme - të gjitha gjërat që presin - e i vunë me heun lart, që pika e shiut të pritet përgjysmë, të vritet, të vdesë… Ca, edhe më trima, i ranë qiellit me stringa e pisqolla. Që ta hapin. T‘i bëjnë copë retë… Pellazgë këta, ore!…".
(Mitrush Kuteli, "Prozë dhe vargje të zgjedhura", Vëllimi I, Shtëpia Botuese "Mitrush Kuteli, Tiranë 2001).
Nga "Liqeri" në Nisë
"Ah, po kjo historia e familjes tonë është ca e koklavitur", Astrita Marko vetëm andej nga fundi i bisedës tonë nis të kujtojë historitë më të vjetra të familjes së saj. Dhe kështu, nis të rrëfejë për stërgjyshen e saj, vajzë "pe Liqeri". Ndërsa rrimë e shënojmë historinë, ja se ku ka ardhur edhe albumi me foto të vjetra të familjes. Një zonjë grua e veshur shik është duke ecur në një shëtitore të Nicës. Poshtë lexojmë vitin: "1958". Një pogradecare e ka shpërngulur jetën e saj që nga "Liqeri" në Nisë, në ajkën e rivierës franceze.
Një histori dashurie që ka nisur në kohën e gjëmimit të topave është e mbyllur në këtë album të zverdhur nga koha. "Ja kjo është tezja e babait - vazhdon Astrita - në kohën e Luftës së Parë Botërore, stërgjyshja jonë, një grua fort e shkathët që kishte bërë një kurs për infermiere. Shërbente në front duke ua lehtësuar plagët fatkeqëve. Këtu, në Pogradec, asokohe ishin vendosur ushtarët francezë. Komandanti i tyre, një kolonel, ishte plagosur rëndë. Stërgjyshja e strehoi në shtëpinë e saj deri sa ai doli nga rreziku për jetën. Aq fort u lidhën me miqësi sa që në ato kohë koloneli francez u dashurua me të bijën, Athinanë. Kur ushtritë franceze u larguan, koloneli dhe teze Athinaja u martuan". Athinaja është ajo zonja hijerëndë që porsa kemi parë në atë foton e bërë këtu e 50 vjet më parë. "Ajo nuk kishte fëmijë, kështu që ishte shumë e lidhur me ne, që na kishte lënë këtu. Kështu që për shumë kohë shkëmbyem letra. Madje kur mësoi se isha fejuar unë me Miston na i dërgoi edhe unazat e florinjta të fejesës, të cilat nuk i morëm kurrë. Pastaj ajo vdiq atje në dhe të largët…".