Kubika: Në Spanjë, podiumin e tretë
Robert Kubika ka qenë padyshim një nga surprizat e këtij sezoni në Formula 1. Megjithatë, polaku, nuk ka ndërmend që të ndalet këtu. Në garën që do të zhvillohet të dielën e ardhshme në Spanjë, ai pretendon një tjetër podium: të tretin radhazi në katër garat e para. "Nëse gjithçka shkon mirë, besoj se do të luftoj për një nga vendet e para, tha ai. Objektivi im është që të bëj sa më shumë pikë". Momentalisht Kubika ka grumbulluar 14 pikë, ndërsa BMW Sauber e sheh veten në mënyrë surprizë, duke udhëhequr botërorin për konstruktorë: "Pas paraqitjeve më të fundit, besoj se edhe në këtë garë do të marrim maksimumin nga makina. Kemi bërë përmirësime".