Obama: SHBA një model për vendet myslimane
Uashington - Presidenti Barak Obama beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë një model i mirë për vendet myslimane. Deklarata e kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi gjatë një interviste për BBC-në, në prag të turit të tij në Evropë dhe Egjipt.
"Ajo që është më e rëndësishme është që të shërbejmë si një model i mirë. Demokracia, shteti ligjor, dhe liria e fjalës, nuk janë thjesht parime të Perëndimit që mund të përqafohen nga këto vende, por besoj se ato janë parime universale që këto vende mund t'i përqafojnë dhe konfirmojnë si pjesë të identitetit të tyre kombëtar", deklaroi presidenti amerikan në intervistën e tij për BBC-në.
Barak Obama deklaroi ndër të tjera se shpresonte që vizita e tij në Egjipt të shërbejë si një kapitull i ri në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe vendeve myslimane.