E Shtunë, 31 Tetor 2026

Geithner: Përpjekjet po japin rezultate në ekonomi

Pekin - Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner, deklaroi sot se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore po japin rezultatet e para. Deklarata e Geithner erdhi jatë një takimi që zhvilloi me presidentin kinez, Hu Jintao, në kuadër të turit dyditor në këtë vend.

"Ne po demonstrojmë kapacitetet e dy vendeve tona në bashkëpunimin për të vendosur bazat e rimëkëmbjes ekonomike dhe besoj se pas masave të marra nga qeveria kineze dhe presidenti Barak Obama ne po shohim sinjalet e para të stabilizimit dhe rimëkëmbjes së ekonomisë globale", deklaroi Geithne.

Ndërkohë, presidenti Hu Jintao vlerësoi përpjekjet e Geithner për vendosjen e marrëdhënieve të mira me homologët e tij me qëllim zgjidhjen e krizës ndërkombëtare financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›