Trajkoviç: Thaçi po sillet si lider i UÇK-së

Kryetarja e “Lëvizjes evropiane të serbëve”, Rada Trajkoviç ka vlerësuar se në Kosovë diskriminimi institucional është realitet. Po ashtu ajo deklaron se kryeministri i Kosovës po sillet si në vitet 1999. “Duke vërejtur këtë situatë, unë dua të them hapur, se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, po sillet si lider i UÇK-së në vitin 1999”, thekson Trajkoviç.
Sipas saj, kjo vërehet me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës ku para dy ditësh është fshirë rekomandimi i Marti Ahtisaarit për Prizrenin dhe për privilegjet që i referoheshin Kishës Ortodokse Serbe.
“Kjo edhe për faktin se ata kanë përgatitur ligjin, i cili në tërësi është kundër krijimit të kanalit serb në Graçanicë, e që kanë dashur ta vendosin në Prishtinë që nga njëra anë t`i marrin paratë e në anën tjetër tatë kontrollojnë politikën redaktuese”, shprehet ajo, për të shtuar se kjo vërehet edhe përmes sjelljes së ministrisë kryesore për demokratizim dhe për jetë normale, Ministrisë së Policisë e cila funksionon krejtësisht në zinxhirin komandues paralel shqiptar.