Kosova njeh Këshillin Kombëtar të Libisë

Vetëm pak ditë pas përmbysjes së pushtetit të diktatorit të Libisë, Muahmer Gadafit, nga forcat kryengritëse libiane, autoritetet kosovare kanë bërë hapin e njohjes së Këshillit Kombëtar të Libisë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në një letër dërguar këtij këshilli ka konfirmuar se Republika e Kosovës njeh zyrtarisht Këshillit Kombëtar të Libisë, si autoritetin e vetëm qeverisës në Libi.
“Pas një udhëtimi të gjatë dhe përpjekjeve të shumta të popullit të Libisë, njohja e qeverisë tuaj, si organi i vetëm përfaqësues legjitim i popullit të Libisë, buron nga besimi dhe mirëkuptimi jonë se kjo Qeveri mund të udhëheq procesin për të ndërtuar një Libi të bashkuar, të lirë dhe demokratike, e bazuar në sundim të ligjit, në përputhje me standarde të larta të drejtave dhe lirive të njeriut” thuhet në letrën e Hoxhajt.
Më tej Hoxhaj shprehet se është i bindur se lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe Libisë do të thellohen në vitet që vijnë duke propozuar që të dyja shtetet të vendosin marrëdhëniet diplomatike.
.