E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajkoviç akuzon serbët si shkaktar të sulmeve në Mitrovicë

Prishtinë Kryetarja e Këshillit Kombëtar Serb (SNV) në Kosovën qendrore, Rada Trajkoviç deklaroi se të gjithë kanë pritur nga ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviç që të gjithë atyre që destabilizojnë veriun e Kosovës t'u drejtojë një mesazh të qartë se "shteti i Serbisë do të insistojë në zbulimin dhe gjetjen e tyre. Trajkoviç tha se Bogdanoviç nuk ka përmendur atë që është thelbi në ngjarjet e fundit - se serbët janë përgjegjës për këto incidente.

Trajkoviç pohon se "serbët e kanë hedhur bombën mbi zjarrfikësit dhe serbët e kanë sulmuar ekipin e televizionit Most, e kanë lënduar gazetaren dhe janë orvatur duke e asgjësuar kamerën, ta shkatërrojnë materialin e filmuar mbi ngjarjet atë natë". Trajkoviç gjithashtu thotë se qytetarët në pjesën veriore të Mitrovicës "janë shumë të shqetësuar për shkak të njerëzve nga bashkësia e vet, të cilët ashiqare janë instrumentalizuar". /qik/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›