Trajner "kampion" për Muriqin
Në objektivin për të dueluar për titullin kampion të WBO-së, Elvir Miriqi ka punësuar një trajner të ri. Lajmin e ka konfirmuar vetë "Kosovo Kid". "Kam vendosur që të punësoj si trajner Badi MekGirtin, momentalisht ai është ndër më të mirët në botë. Është trajneri që ka stërvitur Antonio Tarverin, kur ky ka arritur të mposhtë Roi Xhons Zhunjor", ka thënë Muriqi për "boxalb". Boksieri shqiptar, i cili ka anuluar ndeshjen e 9 majit kundër Omar Sheika, për shkak të një dëmtimi, tha se kjo lëvizje nuk do të sjellë largimin e stafit të mëparshëm. "Duke qenë se ai është një trajner që ka stërvitur disa kampionë bote, besoj se shumë shpejt edhe unë do ta arrij këtë synim", shtoi Muriqi. Trajneri 48-vjeçar, një ish-kampion bote si profesionist në kategorinë velter, që prej vitit 1998 është trajner i disa prej yjeve të mëdhenj të ringut si Arturo Gati, Antonio Tarver, Monte Barret, Lemon Brjuster, Pol Malinjaxhi e Timo Hofman. Në vitin 2002 ai është shpallur trajneri i vitit në Amerikë.